Nëntë persona u arrestuan dhe 20 të tjerë u shpallën në kërkim pas akteve të dhunës gjatë protestës të së dielës në Tiranë, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Zyrtarisht policia thotë se të arrestuarit janë nga 19 deri në 45 vjeç, mes tyre edhe një gjerman 23-vjeçar. Tabelë... Sipas bluve të Tiranës, protestuesit kundërshtuan dhe goditën efektivët me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe dëmtuan godina të institucioneve shtetërore, në protestën e së dielës, ku pjesa më e madhe e revoltës u përqendrua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mes të arrestuarve është edhe një 20-vjeçar, në banesën e të cilit u gjet kanabis, ndërsa një tjetër 20-vjeçar, Endri Doku, u arrestua në protestë pasi u konstatua se kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar më përpara për vjedhje. Ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë protestës të shtunën, më 24 tetor. Ndërkohë, hetimet e bluve zbuluan edhe një tjetër rast të furnizimit me lëndë piroteknike të personave që janë aktiv në protestë. Në kuadër të operacionit “Fireëorks 2”, policia arrestoi një 32-vjeçar, në banesën e të cilit, në rrugën “Zela”, e cila lidh Rrugën e Kavajës me “Myslym Shyrin”, u gjetën 47 pako me fishekzjarrë. Sipas policisë, ai nuk kishte licencë për shitjen e tyre dhe as dokumentacionin përkatës të blerjes. LEXO EDHE:Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Berisha: Duhet të ishte në burg në Hagë, bashkë me Ramën punuan për ndarjen e Kosovës! Urime shqiptarëve të Luginës (VIDEO) Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar që morën pjesë në protestën e së shtunës, për t’i përdorur gjatë akteve të dhunshme. Blutë po verifikojnë edhe për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm të 32-vjeçarit. 9 të arrestuarit për protestën e zhvilluar ditën e diel:Altin Koçi, 27 vjeçPajtim Lushi 45 vjeçEden Bulku, 21 vjeçShkelzen Mujsaku 19 vjeçOrjan Cishkeku 19 vjeçZyber Muca, 25 vjeçSilvi Haxhi, 20 vjeçMarlon Ladage 23 vjeç ( gjerman)Klejdi Mehaj 20 vjeç; ( Në banesë iu gjet kanabis)I arrestuar për protestën të shtunën:Endri Doku, 20 vjeç, thyen masën arrest në shtëpi për vjedhjeNjoftimi i Policisë: Tiranë-Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe me lëndë piroteknike, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 9 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallen në kërkim 20 shtetas. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm: -u arrestuan shtetasit A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç (shtetas gjerman), dhe K. M., 20 vjeç; -u proceduan penalisht 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 20 shtetas. Gjithashtu, u arrestua shtetasi E. D., 20 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të datës 24.10.2026. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., 20 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise proteste policia altin koci Pajtim Lushi Eden Bulku Shkelzen Mujsaku Orjan Cishkeku Zyber Muca Silvi Haxhi Marlon Ladage Klejdi Mehaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.1% Jo 18.6% Nuk e di 4.3% Vota total: 515 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
