Lajme Zone
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra, përfaqësuesit janë në shesh
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra, përfaqësuesit janë në shesh

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat i lexojnë në çdo tubim përgjatë këtyre javëve.

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat i lexojnë në çdo tubim përgjatë këtyre javëve. “Nuk do lëvizim nga sheshi deri sa të plotësohen 5 kërkesat”, u shpreh një protestuesve.

Thirrjet për revolucion dhe ndryshimin e klasës politike, vijojnë.

5 kërkesat e tyre janë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.

4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.

5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Kjo protestë vjen pas mbledhjes për herë të parë të “Kuvendit Kombëtar të Protestës”, i thirrur nga organizatorët. Kjo mbledhje në fakt pati mjaft tensione dhe përplasje mes tyre, pasi dukej se dakordësia për këtë takim nuk ishte e të gjithëve.

Nga sheshi protestuesit u distancuan nga kjo mbledhje dhe ky Kuvend duke thënë se përfaqësuesit janë në shesh dhe se nuk ka negociata nëpër zyra. Top Channel