Lajme Zone
Protesta e 58-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: “Ju erdhi fundi!”
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e 58-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: “Ju erdhi fundi!”

Është mbajtur mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë zbritur sërish në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë.

Është mbajtur mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë zbritur sërish në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, protestuesit janë grumbulluar fillimisht në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku edhe kanë vijuar qëndrimin e tyre.

Gjatë marshimit dhe përpara godinës së qeverisë, qytetarët kanë hedhur thirrje të fortë kundër drejtuesve dhe gjithë klasës politike në vend. Ndër sloganet kryesore që u dëgjuan gjatë protestës ishin: "Rama në burg", "Berisha në burg", "Revolucion", "Jep dorëheqjen" si dhe "Ju erdhi fundi".

Pjesëmarrësit në tubim kanë shprehur revoltën e tyre për situatën e vështirë politike dhe ekonomike ku ndodhet vendi, duke kërkuar ndryshime rrënjësore dhe largimin e kryeministrit nga detyra. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)