Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Protesta e 51-të/ “Rama sulmon “News24” sepse transmeton të vërtetën”, qytetari: Turp për kryeministrin që merret me një biznesmen të ndershëm. I shembën ndërtesën, Tatimet i shkuan të dielën… (VIDEO)


Në protestën e 51 shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë falënderuar median “News24” që ka pasqyruar të vërtetën dhe ka transmetuar që nga dita 1 hap pas hapi protestën.

Në protestën e 51 shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë falënderuar median “News24” që ka pasqyruar të vërtetën dhe ka transmetuar që nga dita 1 hap pas hapi protestën. Një protestues gjithashtu theksoi se është e turpshme që Rama sulmon median, një biznesmen të ndershëm sepse është bërë zëri i të vërtetës, zëri i protestës. “Shteti arrogant. Irfanit, mikut tim i shkuan të dielën i bënë presion se transmeton online protestën. Kjo është qeveria që ne nuk duam. Si ka mundësi që vetëm Irfanit i shembin ndërtesat, i shkojnë Tatimet për ditë të diele. Është turp. O Edo nuk ke turp o burrë i dheut të merresh me Irfanin, me një biznesmen të ndershëm”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta