Vazhdon protesta e 174-tërt e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët, pasi nuk u lejuan që të protestojnë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, po marshojnë rrugëve të Tiranës. Në krye të marshimit qëndron flamurtari, që udhëheq qytetarët. Protestuesit thërrasin në kor “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”. Ndërkaq, policia po i ndjek nga mbrapa edhe në marshim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 174 protesta
