Lajme Zone
Protesta e 127-të në Tiranë, tubuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa u larguar kryeministri
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e 127-të në Tiranë, tubuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa u larguar kryeministri

Është zhvilluar sot protesta e 127-të në Tiranë.

Është zhvilluar sot protesta e 127-të në Tiranë. Protestuesit janë shprehur se mbeten të vendosur të qëndrojnë në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë tubimit.

Një prej protestuesve deklaroi se muaji tetor do të jetë “muaji i Belinda Ballukut”, duke shtuar se sipas tij ajo “e ka vendin në burg”.

“Ne nuk largohemi nga ky shesh pa u larguar kryeministri”, u shpreh një tjetër protestues.

Gjatë protestës, një qytetar tha se pret që SPAK të dërgojë kërkesën e dytë në Parlament për Belinda Ballukun.

“Këtë regjim, këtë klikë 36-vjeçare vetëm ky shesh mund ta kthejë pas”, u shpreh një protestues.

Ndërkohë, lidhur me seancën plenare të ditës së nesërme, një tjetër protestues bëri thirrje: “Të gjithë në protestë, të bllokojmë parlamentin e krimit”. Top Channel