Lajme Zone
Protesta/ Balla: Pas akteve të dhunës qëndron Berisha! Gogu: Dhuna s'është zgjidhje, nuk i shërben asnjë qytetari! Peleshi: Në rrugën drejt BE-së na duhet dialog
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta/ Balla: Pas akteve të dhunës qëndron Berisha! Gogu: Dhuna s'është zgjidhje, nuk i shërben asnjë qytetari! Peleshi: Në rrugën drejt BE-së na duhet dialog

Përgjegjësinë politike për orët e gjata të kaosit në rrugët e Tiranës, me sulme ndaj institucioneve, biznese të dëmtuara dhe përplasje me Policinë, Partia Socialiste ia atribuon Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla publikoi sot një video të kreut të PD-së, që sipas tij konfirmon kush qëndron pas akteve të dhunës që tronditën kryeqytetin. Në video

Përgjegjësinë politike për orët e gjata të kaosit në rrugët e Tiranës, me sulme ndaj institucioneve, biznese të dëmtuara dhe përplasje me Policinë, Partia Socialiste ia atribuon Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla publikoi sot një video të kreut të PD-së, që sipas tij konfirmon kush qëndron pas akteve të dhunës që tronditën kryeqytetin. Në videon e shkurtër, Berisha fton të gjithë anëtarët dhe aktivistët e Partisë Demokratike t'i bashkohet protestës kundër qeverisë ku u hodhën gurë e mjete piroteknike ndaj policisë. LEXO edhe...Protesta/ Balla: Sulmi ndaj bankës ishte i parapërgatitur, u organizua 3 orë më herët në grupet online "“Qe te mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës” shkruan Balla në postimin e tij. Kjo nuk është hera e parë që figura e Berishës lidhet me ngjarje të rënda historike ku protestat apo krizat politike degradojnë në dhunë: Sa herë që protestat përfjnë me hedhje molotovi, djegie apo përplasje të ashpra me policinë, Berisha pothuajse gjithmonë refuzon t'i dënojë këto akte. Ai i quan tubimet "tërësisht paqësore" dhe argumenton se çdo incident është reagim legjitim ndaj dhunës së policisë. Por dhuna sipas socialistëve nuk është asnjëherë zgjidhja. "Aq më pak thirrjet për dhunë e kaos, sulmet ndaj institucioneve dhe bizneseve" thotë ministri i Drejtësisë Toni Gogu. Përmes një postimi në rrjete sociale ai bën thirrje për respektimin e të drejtës themelore të të protestuarit por argumenton se ky respekt duhet të shoqërojë edhe sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve. " E drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar. Por ajo shoqërohet me përgjegjësinë për të respektuar jetën, sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve. Dhuna nuk i shërben asnjë qytetari. Qetësia, përgjegjësia dhe respekti për ligjin janë në interes të të gjithëve" shkruan Gogu. Edhe kryeparlamentari Niko Peleshi bwri thirrje pwr dialog dhe mw shumw respekt pwr ligjin, ndwrsa vendi wshtw nw rrugwn drejt BE-sw. "E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, përgjegjësia, dialogu dhe respekti për ligjin janë vlera që duhet të na udhëheqin në çdo rrethanë, veçanërisht në këtë moment me rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë" tha Peleshi Ora 15:02 Protesta/ Balla: Sulmi ndaj bankës ishte i parapërgatitur, u organizua 3 orë më herët në grupet online Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha sot se sulmi ndaj një dege të një banke të nivelit të dytë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit ishte pjesë e një “skenari dhune” dhe ishte planifikuar tre orë përpara se të ndodhte, përmes grupeve të komunikimit online.“E gjitha është skenar i parapërgatitur dhune! Ndiqeni këtë video ku po sulmohet dega e Bankës R. Ndiqeni deri në fund si ky sulm u përgatit 3 orë më parë në grupet e komunikimit online”, shkruan Balla në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga komentet online ku bëhet thirrje për sulm ndaj bankës së nivelit të dytë. Share Ora 14:04 'Saliu është kudo', Balla nxjerr mesazhet: Aurel Bylykbashi bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, insiston se pas përshkallëzimit të protestës në Tiranë qëndron Sali Berisha. Për të mbështetur këtë akuzë, ai ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe, të cilat tregojnë sipas tij se si funksionari i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, u bën thirrje sipërmarrjeve të ndërpresin punën në fabrika e të marrin pjesë në 'revolucion'. “Kudo është Saliu. Shikojeni edhe tek grupet e komunikimit të sipërmarrjeve private, funksionari i partisë së Saliut, Aurel Bylykbashi, bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika”, shkruan Balla.Në një tjetër postim, kreu i grupit socialist reagoi edhe për dëmtimin e një tabele përkujtimore gjatë protestës, duke ironizuar protestuesit e maskuar.“O çuna kjo është tabelë në përkujtim të viktimave të regjimit komunist për ‘bombën tek Ambasada sovjetike’. Nuk ka asnjë faj tabela, se mos jua ka dhënë Saliu adresën gabim?”, shkruan ai. Share Ora 13:48 Peleshi bën thirrje për qetësi: Dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë askujt Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje që e drejta për të protestuar të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Në një reagim, ai thekson se çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik." E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, përgjegjësia, dialogu dhe respekti për ligjin janë vlera që duhet të na udhëheqin në çdo rrethanë, veçanërisht në këtë moment me rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë.Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt objektivit të mbylljes së kapitujve të negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm. Bashkimi Europian është destinacioni i të gjithë shqiptarëve, pa dallim. Për këtë qëllim, duhet të kontribuojmë të gjithë me përgjegjësi qytetare dhe historike" shkroi Peleshi. Share Ora 11:29 Gogu dënon aktet e dhunës në Tiranë: Nuk i shërbejnë asnjë qytetari! (VIDEO) Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi pas ngjarjeve të së martës në Tiranë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar, por nuk mund të ushtrohet në dëm të jetës, sigurisë dhe të drejtave të të tjerëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se "dhuna nuk i shërben asnjë qytetari", ndërsa bëri thirrje për qetësi, përgjegjësi dhe respektim të ligjit."Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje. Aq më pak thirrjet për dhunë e kaos, sulmet ndaj institucioneve dhe bizneseve. E drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar. Por ajo shoqërohet me përgjegjësinë për të respektuar jetën, sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve. Dhuna nuk i shërben asnjë qytetari. Qetësia, përgjegjësia dhe respekti për ligjin janë në interes të të gjithëve" shkroi ai në rrjete sociale. Share Ora 11:26 Balla publikon thirrjen e Berishës për protestë: Që të mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikoi një video të Sali Berishës, për të cilën thotë se tregon se kush qëndron pas akteve të dhunës gjatë protestës në Tiranë. Në pamje, Berisha u bën thirrje anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike t'i bashkohen protestës kundër qeverisë. Krahas videos, Balla shkruan: “Që të mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës”. Share U.D/ReportTv.al taulant balla toni gogu protesta 13 tetor 2026 sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.5% Jo 76.1% Disi 2.5% Vota total: 1835 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?