Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta/ Aktivisti Florian Haçkaj tregon për takimin me Begajn: I kërkova dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore, nuk pranoi! Presidenti mbledh sot në 12:00 krerët e komuniteteve fetare


Kreu i organizatës Diaspora of Albania, Florian Haçkaj, ka bërë me dije përmes një videoje në rrjetet sociale se është takuar me presidentin para dy ditësh. Ai thotë se i ka paraqitur kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore, por presidenti ka refuzuar.

Presidenti Bajram Begaj ka nisur takimet me përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë bërë pjesë e protestave në Tiranë. Kreu i organizatës Diaspora of Albania, Florian Haçkaj, ka bërë me dije përmes një videoje në rrjetet sociale se është takuar me presidentin para dy ditësh. Ai thotë se i ka paraqitur kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore, por presidenti ka refuzuar. “Dorëheqje e menjëhershme e Ramës dhe qeveri tranzitore me afat, detyra të caktuara mirë nga populli për të çuar vendin në zgjedhje të lira e të ndershme, plus gjithë kërkesat që kanë dalë nga populli. Këto janë kërkesat e vetme që unë, Florian Haçkaj si qytetar i angazhuar, si baba i shqetësuar, si qytetar i shqetësuar, por edhe si drejtues i një nga organizatave më të mëdha diasporake të Shqipërisë, i kam kërkuar presidentit Begaj para dy ditësh në takim. I dhashë mundësinë të dalë përtej kuadrit ligjor, neutralitetit që ia ka mbajtur gjithë këto vite, përtej asaj që njerëzit mendojnë për të, të bëjë diçka më madhore dhe të kërkojë ai dorëheqjen e Ramës si një mjet për të qetësuar popullin e gjakrat. Fatkeqësisht nuk e bëri, por unë ndihem shumë mirë me veten time që e ndërmora këtë hap dhe të shohësh të rinjtë tanë të masakrohen rrugëve, t’u çahet kafka, të bien pa ndjenja, të gjuhen me plumba gome, të dhunohen, mua më shqetëson. Juve që nuk ju shqetëson, e doni këtë dhunë, të mos ketë zgjidhje dhe zgjidhja të jetë anarkia, keni problem të madh me veten, me atdhedashurinë, dashjen e Shqipërisë, kështu që të gjithë që më telefoni dhe pyesni nëse e kam takuar presidentin Begaj, po e kam takuar”, tha Haçkaj. LEXO EDHE:Pesë ditë protesta të dhunshme në Tiranë, 19 organizata me mesazh për policinë, protestuesit dhe politikën: Ndaloni dhunën, hapni rrugë për dialog! Ndërsa bëri thirrje për mbështetje ndaj protestës, Haçkaj iu rikthye takimit me Begajn duke u shprehur se ka pasur takime me të tjerë, por nuk di detaje mbi to. “Ai nuk doli mbi palët, nuk e bëri atë që unë i kërkova, kaq. Çfarë kanë bërë grupet e tjera që janë takuar me të, as nuk e kam idenë dhe as nuk më intereson. E rëndësishme është që sheshi të fitojë dhe qytetarët të marrin atë që meritojnë”, tha aktivisti. Sot, presidenti Begaj do të takohet në orën 12:00 me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: florian hackaj Tirane protestat kunder qeverise Bajram Begaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 5123 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?