Sipas PS-së, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet. Propozimi i PS-së për Reformën Territoriale shkakaton protesta në disa qytete Propozimi i Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar reagime në Klos, ku qytetarë dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë kundër planit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.
Si shenjë kundërshtimi, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar punën.
Ndërkohë protesta janë njoftuar edhe në Belsh dhe Prrenjas, bashki që me propozimin e mazhorancës pritet të shkrihen. Sipas PS-së, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.
Bashkitë që do të shkrihen janë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.
Projektligji përcakton se bashkia mbetet njësia bazë e qeverisjes vendore dhe do të përbëhet nga qytetet, të cilat do të kenë status të veçantë ligjor të rregulluar me ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor.
Çfarë ndryshon sipas draftit të PS-së?
Modeli i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm.
Në këtë mënyrë, skema aktuale “Bashki – Njësi Administrative” zëvendësohet me skemën “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”.
Në praktikë, 28 bashki konsolidohen në 13 bashki të reja.
Ky konsolidim e ul numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61 në 46. Struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.
Bashkitë që bashkohen sipas propozimit të PS:
-Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
-Klos + Mat → Bashkia Mat
-Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
-Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat
-Patos + Fier → Bashkia Fier
-Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
-Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
-Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
-Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
-Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
-Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
-Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan
-Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd
propozimi i ps-së për reformën territoriale harta belshi prrenjas Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Temperatura 42 gradë, meteorologia: Sot dita më e nxehtë 31 Korrik 2026, 08:4108:41Aktualitet Kosovarët zgjedhin sërish Shqipërinë, fluks i lartë udhëtarësh në Morinë 31 Korrik 2026, 08:3408:34Aktualitet Statistikat/ Vendet në Europë ku ka më shumë burra se gra, si renditet Shiqpëria 31 Korrik 2026, 07:4907:49Aktualitet Shqipëria, e dyta në Europë: 53% e familjeve nuk kanë mundësi për një javë pushime 31 Korrik 2026, 07:4707:47Aktualitet “Numri i komunistëve greke të armatosur për misione spiunazhi në Greqi ishte 2 mijë”, kur PPSH-ja financonte ilegalisht P. K. Greke 31 Korrik 2026, 07:3907:39Aktualitet Shqipëria në ‘flakë’, temperaturat arrijnë deri në 41°C 31 Korrik 2026, 07:2207:22Aktualitet

