Reforma Territoriale 2.0, siç e ka emërtuar Partia Socialiste draft-propozimin e saj, duket se nuk është mirëpritur nga banorët e bashkive që për mazhorancën duhet t'i bashkohen disa bashkive të tjera më të mëdha. “Ne duhet ta mbrojmë Dimalin dhe jo t’ua japim te tjerëve”, tha një protestuese në Dimal duke kundërshtuar kështu propozimin e Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie në një të vetme me Beratin dhe Poliçanin. LEXO edhe...Ylli Pata: Kungulleshka politike me numrin e bashkive Edhe banorët Klosit, u rikthyen këtë pasdite në protestë në qendër të qytetit. Ata po i thonë "jo" një bashkie të përbashkët me Matin, me argumentin se ky vendim përkeqëson shërbimet që ofron pushteti vendor. Të njëjtën reagim kanë edhe banorët e Prrenjasit, të cilët nuk duan që të qeverisen nga Bashkia Librazhd. As banorët e Divjakës nuk duan që bashkia e tyre të bëhet një me atë të Lushnjes, së bashku me qytetarët në Memaliaj, sipas të cilëve bashkimi me Bashkinë Tepelenë nuk është në të mirë të tyre. Këto ndryshime janë pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Lajm në përditësim... Ora 20:37 Reforma Territoriale/ Qytetarët e Memaliajt kundërshtojnë 'shkrirjen' me Bashkinë Tepelenë Qytetarët e Memaliajt dolën sot në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt në kuadër të reformës së re territoriale. Banorë të shumtë u mblodhën duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara.Protestuesit mbanin pankarta dhe thirrën slogane, ndërsa theksuan se bashkimi me një bashki tjetër do të sillte vështirësi në marrjen e shërbimeve publike, do të rriste distancat për qytetarët dhe do të dobësonte përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje.Sipas tyre, Memaliaj duhet të ruajë statusin e bashkisë, duke argumentuar se zona ka nevoja dhe karakteristika të veçanta që kërkojnë administrim të pavarur.Në protestë morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët kërkuan që institucionet përgjegjëse të rishqyrtojnë draftin e reformës territoriale dhe të marrin në konsideratë zërin e komunitetit lokal .I pranishem Ka qene dhe deputeti Tritan Shehu .Reforma e re territoriale, e cila është ende në fazë diskutimi, ka ngjallur debate edhe në zona të tjera të vendit, ku komunitetet lokale kanë shprehur shqetësime për ndikimin që ndryshimet administrative mund të kenë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore. Share Ora 20:35 Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër një bashkie të përbashkët me Lushnjen Paralelisht me qytetarë në bashki me të tjera, edhe banorët e Divjakës protestuan sot kundër propozimit të Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Lushnjes, në kuadër të Reformës Territoriale.Në protestën e organizuar sot në mbrëmje mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, zoti Josif Gorrea, i cili është në mbështetje të qytetarëve, duke argumentuar se ka shumë faktorë që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.Pas kryetarit Gorrea folën edhe shumë qytetarë, të cilët kërkojnë me forcë deri në mbledhjen e firmave për referendum që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.Në tubim morën pjesë dhe deputeti demokrat Sajmir Korreshi, deputetja Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e Divjakës, Ilda Dhori. Share Ora 20:31 Reforma Territoriale/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Prrenjasi ngrihet sërish në protestë. Për të dytën herë, pas krijimit të referendumit qindra qytetarë janë mbledhur serisht në qendër të qytetit për të kundërshtuar bashkimin e mundshëm me Librazhdin, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e identitetit dhe statusit të bashkisë së tyre. Share Ora 19:33 Reforma Territoriale/ Banorët e Klosit rinisin protestën kundër bashkimit me Bashkinë Mat Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.Bashkia e Klosit, në Qarkun Dibër, ka këto të dhëna kryesore:Sipërfaqja: 357.48 km²Popullsia: 12,172 banorë, sipas të dhënave të Censit 2023 (INSTAT).Bashkia përbëhet nga 4 njësi administrative: Klos, Xibër, Suç dhe Gurrë, me qendër qytetin e Klosit. Share K.M/ReportTv.al reforma territoriale dimal Berat Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 61.3% 100 bashki (PD) 14.9% 61 bashki (si sot) 23.8% Vota total: 773 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?
