Çifti që u ngjit ilegalisht në majë të Empire State Building në Nju Jork për propozim atje është paraqitur në gjykatë, ku përballet me një sërë akuzash. Ivan Kuznetsov, 32 vjeç, dhe Angelina Nikolaou, 33 vjeç, u shfaqën para gjykatës së Nju Jorkut, ndërsa pas seancës u përqafuan dhe u puthën para kamerave dhe fotografëve.
Të njohur për ngjitjet e paligjshme në struktura të larta në vende të ndryshme të botës, çifti u ngjit më 1 korrik në antenën e rrokaqiellit të famshëm të Nju Jorkut, rreth 443 metra të lartë.
Gjatë ngjitjes, ata shpalosën një banderolë me mesazhin: “Kur fuqia e dashurisë të triumfojë mbi dashurinë për pushtet, bota do të njohë paqen.” Check out these daredevils that have climbed to the top of the empire state building. 👀 pic.twitter.com/OC8Gs3UAqc
— Americana Sqautch 🇺🇸 (@AmericanSqautch) July 1, 2026 Më pas, Ivan Kuznetsov, i njohur me pseudonimin Ivan Beerkus për aktivitetet e tij si alpinist urban, u ul në gjunjë dhe i propozoi partneres së tij. Çifti u përqafua dhe u puth në majë të ndërtesës.
Të dy, me origjinë ruse, janë bërë të njohur në internet për publikimin e videove nga ngjitjet e tyre në ndërtesa dhe struktura të larta. Historia e tyre është pasqyruar edhe në dokumentarin e Netflix, “Skywalkers: A Love Story”.
Çifti përballet me akuza që përfshijnë rrezikimin e të tjerëve, vjedhjen me thyerje dhe shkaktimin e dëmeve. Megjithatë, ata i kanë mbrojtur veprimet e tyre duke i cilësuar si pjesë të aktivitetit të tyre artistik.
“Çfarëdo që të ndodhë në gjykatë, ne e respektojmë procesin dhe pranojmë pasojat e zgjedhjeve tona”, kanë deklaruar ata.
Ata ende nuk kanë deklaruar fajësinë apo pafajësinë e tyre.
Gjatë paraqitjes së shkurtër në gjykatë, Kuznetsov dhe Nikolaou, të veshur me xhaketa të zeza lëkure dhe xhinse, qëndruan pranë njëri-tjetrit dhe u mbajtën për dore, ndërsa avokatët e tyre përfaqësuan çiftin para gjykatës.
Seanca e radhës është caktuar për 29 shtator. Top Channel

