Lajme Zone
Propaganda/ Rama inskenon dialogun, publikon takimin e mesnatës me një grup “studentësh”
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Propaganda/ Rama inskenon dialogun, publikon takimin e mesnatës me një grup “studentësh”

Një fotografi nga Pallati i Brigadave dhe disa rreshta në rrjetet sociale, kanë mjaftuar që kryeministri Rama të shpallë një “dialog inkurajues” me studentët. Ky pseudodialog vjen në një kohë kur prej muajsh një pjesë e tyre kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar qeverinë dhe duke kërkuar largimin e tij. Postimi i publikuar në orët e vona të mbrëmjes duket si një përpjekje për të zhvendosur vëmendje

Një fotografi nga Pallati i Brigadave dhe disa rreshta në rrjetet sociale, kanë mjaftuar që kryeministri Rama të shpallë një “dialog inkurajues” me studentët. Ky pseudodialog vjen në një kohë kur prej muajsh një pjesë e tyre kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar qeverinë dhe duke kërkuar largimin e tij.

Postimi i publikuar në orët e vona të mbrëmjes duket si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga përplasja me protestuesit te imazhi i një kryeministri që dëgjon, komunikon dhe është i hapur për dialog. Por fotografia lë në hije pikërisht atë që do të duhej të ishte më e rëndësishmja: kush ishin personat që u ulën përballë Ramës dhe çfarë përfaqësonin ata?

Prej muajsh, studentët kanë artikuluar kërkesat e tyre në protesta dhe kanë refuzuar ftesat e kryeministrit për dialog.

Atëherë, si u formua grupi që u takua me të? A ishte një delegacion i protestuesve apo një grup studentësh që pranuan të zhvillonin një bisedë me kreun e qeverisë? Në mungesë të këtyre sqarimeve, takimi rrezikon të shërbejë më shumë si një instrument propagande nga kryeministri sesa një kanal përfaqësimi të lëvizjes.

Në vend që të japë përgjigje për pikëpyetjet që shoqërojnë protestën, kryeministri ka zgjedhur të ndajë edhe studentët në ata që besojnë te protesta dhe ata që përdorin gurët. Një mënyrë për ta paraqitur veten si palën e arsyeshme, të gatshme për të dëgjuar, ndërsa debati zhvendoset nga kërkesat e protestuesve te mënyra se si ata protestojnë.

Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë më 28 nëntor në Tiranë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm