Prokuroria e Tiranës ka nisur veprimet hetimore për rastin e protestuesit të plagosur me plumb plastik në sy gjatë protestës së sotme në kryeqytet. Burime bëjnë me dije për Politiko se oficerët e Prokurorisë do të shkojnë në Spitalin e Traumës për të sekuestruar kartelën mjekësore të të plagosurit dhe predhën e nxjerrë nga plagosja.
Sipas burimeve, pas saktësimit të vendit ku është goditur protestuesi, kanë nisur edhe veprimet për identifikimin e efektivëve të policisë që kanë qëlluar.
I riu ka pësuar dëmtim të bulbit të syrit dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa rasti po hetohet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit e mundshëm. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

