Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka ndarë sot një reagim mbi çështjen e inceneratorëve.
Siç shprehet Malltezi përmes një postimi në “Facebook”, bazuar në dosjen hetimore, bëhet fjalë për një zinxhir vendimesh, firmash dhe procedurash që kërkojnë përgjigje përtej përgjegjësive të zyrtarëve të arrestuar.
Malltezi ngre pikëpyetje edhe mbi zvarritjen dhe zgjatjen e hetimeve, si në rastin e prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi, që “fle” mbi dosjen e inceneratorëve prej rreth 6 vitesh. “Kush ia vuri kufirin tek thana SPAK për inceneratorët?
Kjo është deklarata e SPAK kur arrestoi Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Pra kinse po hetonte PROCEDURAT e kundraligjshme.
POR pjesë e procedurave ishin kalimi i 9 procedurave dhe 17 firmave BRENDA DITËS nga Edi Rama, lidhja e kontratës pa pas fare lek në buxhet ministria e Mjedisit se ia hapte thesin e parave Edi Rama, nene të çmendura si ‘pamundësia e ndërprerjes së kontratës’, dhënia e 8 pikëve ‘për eksperiencë’ kompanisë që nuk ekzistonte ndonëse e kish me shkrim nga ministra Felaj këtë fakt.
Aty ju fik llampa SPAK dhe u bë SNUK.
Zero akuzë për procedurat. Turpi i mbuloftë që as nuk guxuan ta thërrasin për pyetje e jo më të tjera”,-shkruan Malltezi. CNA ka reportuar vazhdimisht mënyrën e trajtimit të dosjes së inceneratorëve nga prokurori Prençi, i cili duhet se ka zgjedhur të veprojë si të ishte në gjumë letargjik, duke u kthyer haptazi në bashkëpunëtor të një prej aferave më të mëdha korruptive në Shqipëri.
Ndonëse ka dokumentet dhe provat para syve, Prençi nuk jep një vendim më të thelluar për çështjen e inceneratorëve, në të cilën implikohet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./CNA Dy standardet e Dritan Prençit, prokurorit që fle mbi dosjen e inceneratorëve 7 Qershor, 11:41 Inceneratori i Tiranës/ Projekti që u kthye në skandal ndërkombëtar
14 Mars, 12:28 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

