Lajme Zone
Prokurorët e SPAK pjesë e forumit të DEA-s/ Takime të nivelit të lartë
Të tjeraCNA

Prokurorët e SPAK pjesë e forumit të DEA-s/ Takime të nivelit të lartë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho si dhe prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara morën pjesë në Buenos Aires, në formunin e organizuar nga DEA. Lajmi u bë i ditur nga vetë SPAK, me anë të një njoftimi ku thuhet se prokurorët e posaçëm zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologët e disa shteteve. Në fokus të takimeve ishin forcimi i marrëdhënieve dhe koordinimi operacional

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho si dhe prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara morën pjesë në Buenos Aires, në formunin e organizuar nga DEA.

Lajmi u bë i ditur nga vetë SPAK, me anë të një njoftimi ku thuhet se prokurorët e posaçëm zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologët e disa shteteve.

Në fokus të takimeve ishin forcimi i marrëdhënieve dhe koordinimi operacional për luftën ndaj kërcënimeve ndërkombëtare. Njoftimi i SPAK SPAK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar transnacional

Divizioni Penal i Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DOJ) dhe OPDAT e përfshinë SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar transnacional. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho mori pjesë në #IDEC40, forumi kryesor global, i organizuar nga DEA, për integrimin operacional, koordinimin dhe shmangien e mbivendosjeve në veprimtarinë kundër organizatave kriminale transnacionale, përfshirë edhe organizatat e huaja terroriste të përcaktuara si të tilla nga Shtetet e Bashkuara.

Në vijim të #IDEC40, prokurorë të SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për identifikimin, goditjen dhe luftën kundër kërcënimeve transnacionale në Evropë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

SPAK mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, kudo që ai vepron. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.