Lajme Zone
Projektligji për magjistratët/ Manja ironizon opozitën: Mos bëni sikur iu digjet shpirti
PolitikëCNA

Projektligji për magjistratët/ Manja ironizon opozitën: Mos bëni sikur iu digjet shpirti

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare teksa po diskutohej projektligji për pagat e magjistratëve. Manja tha se që të mos ketë probleme pagash për magjistratët, ftoi qeverinë dhe Kuvendin të ulen në bisedime për të arritur në një marrëveshje. Socialisti u shpreh se ai personalisht vijon të mbështesë një arkitekturë piramidale në sistemin e drejtësisë, d

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare teksa po diskutohej projektligji për pagat e magjistratëve.

Manja tha se që të mos ketë probleme pagash për magjistratët, ftoi qeverinë dhe Kuvendin të ulen në bisedime për të arritur në një marrëveshje.

Socialisti u shpreh se ai personalisht vijon të mbështesë një arkitekturë piramidale në sistemin e drejtësisë, dhe hendeku mes pagave të Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Lartë të jetë në përputhje me standardet europiane.

Manja nuk la pa ironizaur as opozitën, duke u thënë të mos bëjnë sikur “po iu digjet shpirti” për këtë projektligj. “Ne e konsiderojmë çështjen e trajtimit financiar të magjistratëve si standard që e ka vendosur kjo mazhorancë. Kam qenë dhe do të jem për një arkitekturë piramidale të sistemit të drejtësisë. Hendeku nga Shkalla e Parë te Gjykata e Lartë duhet të jenë të një limiti të standardeve që e gëzojnë kolegët në Europë.

Që të mos kemi më vonesa në pagat bujrum qeveri, Kuvend të ulemi të bisedojmë. Do t’iu thoja jo ta votoni, por të mos bëni sikur iu digjet shpirti për këtë që po ndodh me këtë projektligj”, tha Manja./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.