Lajme Zone
Projekti i rrugës së Zenishtit/ Vata: As në vitin 2027 nuk është parashikuar ndërtimi i saj
PolitikëCNA

Projekti i rrugës së Zenishtit/ Vata: As në vitin 2027 nuk është parashikuar ndërtimi i saj

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata ka denonc...

Rruga ne Zenishit Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës së Zenishtit, e cila lidh katër njësi administrative, Burrelin me Rrëshenin dhe rrugën e Arbërit përmes Klosit.

Nëpërmjet një videoje në Facebook, Vata thekson se për rrugën janë parashikuar 7.5 milionë lekë të reja për projektin, por ende nuk ka një datë për nisjen e punimeve.

Sipas saj, në planin e vitit 2027 është parashikuar vetëm projektimi.

Deputetja kërkon transparencë dhe një përgjigje konkrete për banorët e Lisit, Macukullit dhe Rukajt, të cilët prej vitesh presin rikonstruksionin e rrugës.

Reagimi i plotë: "Kjo është rruga e Zenishtit, që lidh katër njësi administrative, gjithashtu e lidh edhe me Burrelin, dhe me rrugën e Arbërit, që kalon në Klos. Ja gjendja, ja situata, prej vitesh kjo rrugë qëndron në këtë gjendje. E mbulojnë ndonjëherë me zhavorr bashkia, por pastaj me shiun e parë që bie, dhe kalojmë në këtë gjendje. Është rrugë nacionale që lidh edhe Burrelin me Rrëshenin. Edhe sipas buxhetit të fundit, është një rrugë që është projektuar me 7.5 milionë lekë të reja dhe kompania fituese thjesht është projektuar, është dhënë fondi për projektin, por se kur do të fillojnë punimet, këtë nuk e dimë. Është fituar nga e njëjta kompani që projektoi dhe dy urat që nuk ekzistojnë në rrugën e Llogarasë, që është një çështje që është në SPAK dhe nuk e dimë dhe fatin e kësaj rruge se si do të përfjë. A do të arrijë të bëhet? Mesa sa di unë për 2027 nuk është në plan. Në plan është vetëm projekti, por qytetarët e Zenishtit dhe të gjithë njësive, njësia Lis, njësia Macukull, njësia Rukaj, janë të interesuar të dinë për fatin e kësaj rruge. Është rruga që i përket njësisë administrative Lis dhe shikoni se në çfarë gjendje është dhe në çfarë situate ndodhet kjo rrugë."/CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.