Lajme Zone
Projekti 120 milionë USD: Mbërrijnë 5 mijë kamerat e Policisë që nuk do punojnë
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Projekti 120 milionë USD: Mbërrijnë 5 mijë kamerat e Policisë që nuk do punojnë

Marrëveshja e ratifikuar mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për projektin e madh digjital “Smart City” ka nisur të japë produktet e para në terren. Projekti, i cili synon transformimin e sigurisë në të paktën 20 qytete strategjike të vendit përmes inteligjencës artificiale, financohet nga një hua prej 118.5 milionë dollarësh me interes 4%, shlyerja e së cilës do të zgjasë deri në vitin 2040.

Nga plani me 3,816 te mbërritja e 5 mijë kamerave

Pjesë përbërëse e kësaj pakete ku përfshihen mbi 8,600 kamera inteligjente rrugore (ANPR për targat dhe PTZ për trafikun) si dhe 100 radarë e sensorë zhurme, është edhe rikthimi i kamerave të trupit (Body Cams) për efektivët e Policisë së Shtetit.

Marrëveshja fillestare parashikonte blerjen e 3,816 kamerave trupi, por tashmë në Shqipëri raportohet se kanë mbërritur rreth 5,000 të tilla. Pajisjet e reja do të shpërndahen fillimisht te Policia Rrugore dhe më pas në të gjitha strukturat e tjera vendore, me premtimin se do të transmetojnë live te Sallat Operative pa pasur mundësi që efektivët t'i ndërhyjnë apo t'i fshijnë pamjet.

Precedenti i hidhur: A po përsëritet historia?

Pavarësisht prezantimit me bujë të këtij investimi, pyetja kryesore që ngrihet sot është: A do të funksionojnë realisht këto kamera, apo do të përfjnë si projekti i kaluar?

Skepticizmi bazohet në përvojën e viteve të mëparshme: Eksperienca e dështuar: Vite më parë, Policia e Shtetit bleu dhe instaloi një sistem kamerash trupi, por në mungesë të mirëmbajtjes, infrastrukturës mbështetëse dhe kontrollit, pajisjet u prishën dhe doli jashtë përdorimit shumë shpejt.

Sfida e mirëmbajtjes: Monitorimi i centralizuar i mijëra kamerave në kohë reale kërkon serverë fuqishëm, bandwidth gjigant dhe mirëmbajtje të vazhdueshme teknike, pikërisht pika ku dështoi nisma e parë. Me një faturë prej 118.5 milionë dollarësh që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë deri në vitin 2040, mbetet për t'u parë nëse këtë herë bëhet fjalë për një sistem që do të funksionojë vërtet apo për një tjetër investim që rrezikon të mbetet i jashtëpërdorshëm.