Lajme Zone
Projekt-buxheti 2027/ Shëndetësia mban ‘fronin’, e ndjekur nga Mbrojtja! Afro 280 mld për mbrojtjen sociale, 2-fishim bonusi dhe indeksim në prill për pensionistët
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Projekt-buxheti 2027/ Shëndetësia mban ‘fronin’, e ndjekur nga Mbrojtja! Afro 280 mld për mbrojtjen sociale, 2-fishim bonusi dhe indeksim në prill për pensionistët

Indeksimi i pensioneve do të bëhet në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë. Nga janari do të dyfishohet vlera e bonusit mujor të pensionistëve, me kosto prej 20 miliardë leke, si dhe 13 miliardë lekë do të kalojë në fondin special në Bankën e Shqipërisë.

Rreth 10.2 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2027, i cili mbështetet mbi pritshmëritë për vijim të rritjes ekonomike e udhëhequr nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimi. Në raport me vitin aktual është në rritje të konsiderueshme, pasi këtë vit buxheti llogaritet në 9.6 miliardë euro. Janë afro 279.7 miliardë lekë që do të shkojnë për mbrojtjen sociale, për të mbështetur, shtresat në nevojë, pensionistët, gratë papuna me tre fëmijë apo edhe për strehimin social. Sipas institucioneve, Ministria e Shëndetësisë do të mbaj fronin për buxhetin më të madh me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Më pas me rritjen më të madhe është Ministria e Mbrojtjes me fond në total 76.5 miliardë lekë. Në 2027, shpenzimet e mbrojtjes kapin nivelin e 2.35% te PBB ose 68.8 miliardë leke LEXO EDHE:Paketa fiskale dhe buxheti 2027, kryeministri Rama: Hiqet taksa e qarkullimit te nafta, do të paguhet te taksat e makinës! Krijohet byroja e specializuar për kontrollin e të ardhurave Sa i takon bujqësisë, buxheti i ministrisë rritet me vetëm 1 miliardë lekë dhe do të arrijë në 16.5 miliardë lekë në total. Tek bujqësia parashikohet që skema kombëtare të jetë 5.3 miliardë lekë nga 5.2 miliardë lekë këtë vit, do të vijohet me kompensimin e TVSH-së për fermerët me një vlerë 3 miliardë lekë dhe është vënë si objektiv edhe zhbllokimi i fondeve të IPARD III prej 94 milionë euro. Kurse në aspektin më social, projektbuxheti parashikon afro 35 miliardë lekë për pensionistët për vitin 2027. Indeksimi i pensioneve do të bëhet në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë. Nga janari do të dyfishohet vlera e bonusit mujor të pensionistëve, me kosto prej 20 miliardë leke, si dhe 13 miliardë lekë do të kalojë në fondin special në Bankën e Shqipërisë. Pensionet urbane të plota me vlerë deri 40 mijë lekë do të marrin 3600 lekë në muaj. Pensionet urbane të pjesshme me vlerë deri 22 mijë lekë do të marrin 1600 lekë, pensionet rurale me vlerë deri 18 mijë lekë në muaj përfitojnë bonus 2000 lekë, gjithashtu dyfish do marrin edhe pensionet familjare (1400) dhe ato të invaliditetit (1200 lekë). kush kalon tavanet nuk përfiton, madje një qytetar që ka pensionin 36 mijë lekë nuk do ta marrë të plotë bonusin që të mos kalojë 40 mijë lekëshin. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që do të financohet me buxhetin e 2027-ës, do të jetë edhe reforma e re e mbështetjes së familjeve për fëmijët. 25 mijë fëmijë pritet të jetë numri i përfituesve të skemës së re të bonusit të bebeve që do të jetë në fuqi nga mesi i vitit të ardhshëm. Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim deri në moshën 5 vjeçar. DISA NGA PRIORITETET E BUXHETIT: MBROJTJA SOCIALE ✓58 mijë përfitues nga skema e ndihmës ekonomike; 97 mijë përfitues nga PAK dhe kujdestarëve të tyre; ✓8 500 gra të papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç që mbështeten me kontribute për periudhën e kujdesit; ✓745 milionë lekë për Strehimin Social; ✓780 mijë përfitues nga skemat mbështetëse të pensioneve; ✓+1.35 miliardë për indeksimin e pensioneve duke nisur nga 1 prill 2027. ✓+3.3 miliardë lekë për financimin e plotë të politikës së dyfishimit të pagesave të mbi 10 mijë fëmijëve PAK dhe njohja e periudhës kontributive për 14 mijë kujdestarët e tyre; ✓Bonusii bebeve akordohet në terma mujor për fëmijët deri në 5 vjeç me një kosto vjetore shtesë 1.1 miliardë lekë për 2027. 25 mijë fëmijë përfitues të bonusit të bebit. ✓Mbështetje për pensionistët: Fondi special prej 13 miliardë lekësh në Bankën e Shqipërisë. ARSIMI ✓ Zgjerimi i programit Pas Shkolle me një kosto shtesë 280 milionë lekë; ✓ Financim shtesë prej 400 milionë lekë për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore të ciklit 9 vjeçar; BUJQËSIA ✓ Kompensimi i TVSH 10% për fermerët (3 miliardë lekë); ✓ Skema e mbështetjes direkte të fermerëve 5.3 miliardë lekë; ✓ Pritet rritje e fondeve nga IPARD III rreth 94 mln euro. ✓ Shtimi i numrit të përfituesve nga masat mbështetëse. Parashikohen rreth 43.666 përfitues në 2027, 44.374 në 2028 dhe 45.250 në 2029; Vijon i plotë zbatimi i skemës së kompensimit të TVSH me 10% për fermerët me një përfitim total vjetor prej 3 miliardë lekë (minus të ardhura tatimore); SHËNDETËSIA ✓ Financimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore në shërbimin e kujdesit parësor dhe dytësor shëndetësor +1 mld leke; PENSIONET ✓ Indeksimi i pensioneve në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë; ✓ Dyfishimi i vlerës së bonusit mujor të pensionistëve, nga 1 janar 2027 me një kosto totale për vitin 2027 prej 20 miliardë leke; MBROJTJA ✓ Financohet plotësisht angazhimi me NATO për arritjen e nivelit 5% të PBB të shpenzimeve për mbrojtjen; ✓ Në 2027, shpenzimet e mbrojtjes kapin nivelin e 2.35% te PBB ose 68.8 miliardë leke; R.Xh Shqiptarja.com TAG: shpenzime ministria e mbrojtjes ministria e shendetesise qeveria buxheti 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.7 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 3739 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?