Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

“Progresi i Shqipërisë drejt BE, i pakontestueshëm”/ SHISH dhe Hyseni, Malaj: Përgjegjësitë janë individuale, hetimi nuk është fajësi!


Deputeti socialist Erion Malaj ka komentuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi është më pranë Europës dhe se ky progres është njohur edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Deputeti socialist Erion Malaj ka komentuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi është më pranë Europës dhe se ky progres është njohur edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Deputeti socialist u ndal edhe te hetimet dhe debatet publike për Vlora Hysenin që shoqërojnë zhvillimet e drejtësisë. Sipas tij, sa herë ka një ngjarje apo hetim, krijohet zhurmë publike, ndërsa theksoi se hetimi nuk duhet të barazohet me fajësinë.

Ai tha se përgjegjësitë janë individuale dhe se drejtësia e reformuar me vullnet politik duhet të funksionojë. “ Që jemi më pranë Europës është fakt, presidentja von der Leyen njohu atë progres që ne kemi muaj dhe vite që e themi. Progresi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së është i pakontestueshëm. Sa herë ka ngjarje dhe hetim, ka zhurmë. Është kjo drejtësia që kemi kërkuar, hetime ka dhe është totalisht në varësinë e pushtetit tjetër që të bëhen këto hetime. Hetimi nuk është fajësi, këtu duan të bëjnë gijotina, të denigrojnë në publik çdo person ndërkohë që janë në hetim. Ne nuk i komentojmë, përgjegjësitë janë individuale dhe duam që kjo drejtësi që u reformua me vullnet politik të funksionojë. Dakordësi midis palëve ka, është pranuar prej kohësh ky objektiv dhe është cilësuar i arritshëm, çdo moment mund të ndodhë. Koordinimi mes palëve është jo vetëm i përditshëm, por edhe me orë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story