I pranishëm në eventin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0, Kryeministri Edi Rama u shpreh se cështja e strehimit, nuk është një temë e nxehtë vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë.
Rama prezantoi programin Rilindja 2.0 ndërsa sqaroi se si do të funksionojë programi, nga banesat sociale.
“Është një moment kur janë pjekur kushtet pas një pune nje vjecare për të bërë publike piketat kryesore të programit të ri kombëtar të strehimit. Nuk është një program i ri kombëtar, thjesht dhe vetëm financiar, por është një program i ri kombëtar si mishërim I një reforme strukturore shumë të thellë që tanimë ka marrë formën e draftit ligjor. Së shpejti do të kalojë në konsultim publik e më pas në parlament për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme ka të rëndësishme e të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja në rrugën e marrjes së një shtëpie.
Të jemi të qartë se nuk është një temë e nxehtë thjesht dhe vetëm në Shqipëri, është një problem i madh europian. Sa më të zhvilluara vendet e Ruropës, aq më i madh problemi. Duhet të përballemi në një formë tjetër, sepse tanimë zhvillimi i dekadës së fundit ka ndryshuar optikën e njerëzve lidhur me vendin dhe me vendin e tyre në këtë vend. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Rilindja 2.0 është një vizion i ngritur në një nivel tjetër, në njësërë aspektesh dhe strehimin e ka aspektin e vet thelbësor janë 6 programe të reja që ne do t’i adresojmë të gjitha bashkë dhe kur them të reja nuk kam parasysh shpikje por janë të ambalazhuar në një reformë tërësore.programi I parë është ai I banesave sociale me qera, një skemë e mirënjohur e përdorur në vite që ne do ta qasim në në mënyrë të re. faktikisht dhënia e banesave sociale me qera do të jetë një program që do të bëhet më kompleks dhe jo thjesht dhe vetëm prit të ndërtohet dhe më pas të kesh shansin të marrësh një banesë në një radhë të gjatë.
Banesa sociale me qera do parashikojnë ndërtim të ri, blerje nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore, ose të konfiskuara dhe këtu përsëris që do konfiskojmë cdo objekt që do të shkelë rregullat e paracaktuara në ligj për lejet e ndërtimit. Do përdorim gjith instrumentat për të garantuar një ofertë shumë më të gjerë pë rata që do mund të marrin banesë sociale me qera
Vijmë te banesa me kosto të ulët, lidhet me subvencionin nga ana e shtetit të kredisë që duke patur parassyh që banesa të hyjë në kategorinë e banesave me kosto të ulët.
Përmirësimi I banesave ekzistuese dhe një projekt I vecant infrastrukture në zonat informale dhe për të adabtuar banesa të caktuara si banesa sociale. Programi ka një zhvillim të ri me zhvillimin e zonave të strehimit dhe këtu nuk flasim vetëm për banesa sociale por për të gjithë shtresat e shoqërisë. Nuk duam të ndërtojmë një blllok banimi për të varfër, por për të gjitha shtresat. Për këtë aryse është e rëndësishme cilësia. Zonat e reja të strehimit do të synojmë të jenë cilësore në cdo aspekt” tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet banesaEdi Ramastrehim

