Kryeministri Edi Rama pranoi në Kuvend se procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti ka ngecur në Tiranë dhe se një shumë e konsiderueshme parash nuk është vënë në përdorim. Teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim, Rama tha se Bashkia e Tiranës ka dy vjet “pa kokë”. “Nëse ka një proces rindërtimi për të qenë krenar, është ai i rindërtimit në Shqipëri. Kemi problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, sepse ka dy vjet pa kokë. Një shumë e madhe nuk është vënë në lëvizje”, tha Rama. Gjatë fjalës në Kuvend, kryeministri foli edhe për ligjin e ri për strehimin e përballueshëm. Sipas tij, nga kjo politikë pritet të përfitojnë 10 mijë familje. LEXO EDHE:Berisha thumboi PS-në për 'video erotike', Majko i përgjigjet: Edhe batutat i ke të moshuara! Nuk je shpresë as për të ardhmen e të rinjve "Një ligj, që ne do të kemi transformim rrënjësor ndaj qasjes së strehimit. Flasim për strehimin e përballueshëm. Nuk mund ta pranojmë si normalitet, që një çift i ri, ku të dy punojnë, kontribuojnë me taksa, përpiqen ta shohin të ardhmen në Shqipëri, ta kenë gjithmonë e më vështirë të kenë një çati. Një qytet mund të bëhet më i shtrenjtë nga zhvillimi, por nuk mund të bëhet i paarritshëm për njerëzit që jetojnë aty. Prandaj duhet PS, prandaj duhemi ne në këtë mes. Në total 10 mijë familje do të përfitojnë nga kjo qasje e re për strehimin. Nëse ka një proces rindërtimi për të qenë krenar, është ai i rindërtimit në Shqipëri. Kemi problem me rindërtimin në Bashkisë së Tiranës, sepse ka dy vjet pa kokë. Një shumë e madhe nuk është vënë në lëvizje. Nga ana tjetër, ne do të përfshijmë në këtë politikë, edhe zgjerimin e stokut të banesave që ndërtohet nga fondi i strehimit. Për të rritur taksën për apartamentet bosh, duke pasur parasysh ata që janë blerës të huaj", tha Rama. Lajmi kryesor: Kuvend/ Rama: Buxhet historik, 10 mld euro! Ata që ulërasin, garën e statistikave e kanë humbur! Opozita braktis sallën, rikthehet pas fjalimit të kryeministrit Xh.K / SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: rindertimi kuvend 18 nentor 2026 erion veliaj edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 69.5% Jo 24.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 423 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
