Qeveria prezantoi sot Programin Kombëtar të Strehimit për "Shqipërinë 2030 në BE", ku kryeministri Edi Rama prezantoi gjashtë programet e reja të strehimit, ndërsa njoftoi edhe politikat që do të zbatohen nga viti 2027 për mbështetjen e çifteve të reja dhe familjeve në blerjen e banesave. Vetëm për vitin 2027, kreu i qeverisë tha se 4 mijë çifte të reja do të përfitojnë banesa me 0% deri në 3% interes. Rritet po ashtu tavani i të ardhurave për çift në 280 mijë lekë neto. Ndërsa krijohet një fond kombëtar për menaxhuar në mënyrë të qendërzuar 3% ndërtimeve që shkojnë për strehim social. LEXO edhe... Programi kombëtar i strehimit, Rama: Do japim 4000 kredi të buta në 2027 për çiftet e reja, aplikimi nis në nëntor 2026 Ciftet e reja dhe emigrantët janë prioritet. Platforma kombëtare do të mbulojë vitin e parë 3000 familje me qera të subvencionuar, duke paguar shteti gjysmën e qerasë që arrin deri 400 euro. Rama e cilësoi programin jo thjesht një paketë financiare, por një reformë të thellë strukturore që ndryshon qasjen ndaj strehimit në Shqipëri. Sipas tij, pas një pune intensive njëvjeçare është hartuar draftligji, i cili së shpejti do të kalojë në konsultim publik dhe më pas në Parlament. "Është një reformë për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në rrugën e marrjes së një shtëpie. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar, por një problem i madh europian", tha Rama. Kryeministri shpjegoi se programi mbështetet në gjashtë skema të reja. Programi i parë lidhet me banesat sociale me qira, të cilat nuk do të sigurohen vetëm përmes ndërtimeve të reja, por edhe me blerje të drejtpërdrejta në treg, përshtatjen e objekteve shtetërore ose të konfiskuara, bonusin e qirasë dhe partneritetin publik-privat. "Kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë çdo objekt që do të shkelë rregullat e lejes së ndërtimit", tha Rama. Programi i dytë parashikon banesa me kosto të ulët përmes subvencionimit të kredive nga shteti, ndërsa programi i tretë fokusohet te përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël, investimet në zonat informale dhe përshtatja e banesave për t'i kthyer në banesa sociale. Programi i katërt synon zhvillimin e zonave të reja të strehimit. Rama tha se objektivi nuk është ndërtimi i blloqeve të banimit vetëm për familjet në nevojë, por krijimi i lagjeve cilësore për të gjitha shtresat e shoqërisë. Ai shtoi se programi do të nisë fillimisht në Tiranë, ndërsa bashkitë e tjera janë ftuar të propozojnë zonat ku mund të zbatohet. Dy programet e tjera parashikojnë krijimin e banesave të përkohshme për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe ndërtimin e banesave të përshtatura për familjet me persona me aftësi të kufizuara. Lajmi në përditësim.... Ora 14:52 'Bashkisë së Tiranës iu pre koka', Rama: Nuk ka precedent në Europë! Familjet e tërmetit po paguajnë çmimin Gjatë fjalës së tij lidhur me programin kombëtar të strehimit, Rama foli edhe për situatën ku është Bashkia e Tiranës me kryebashkiakun Erion Veliaj në burg, duke e cilësuar si një rast unik që nuk gjendet në vendet e BE-së. Sipas tij, drejtimi i një kryeqyteti pa kokë, 'ka sjellë shumë viktima'"Që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka për arsyet që dihen dhe për mos arsyet që nuk dihen, unë mendoj që viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj koke prerjeje të padëgjuar në historinë e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës, s'ka asnjë rast. Këshilli i Europës ka dy raste, më saktë Gjykata e Strasburgut dy, të cilat në të dyja ka shpallur arbitrar mbajtjen në paraburgim të një kryetari njësie bashkiake diku në Hungari dhe të një kryetari bashkie në Turqi. Referenca demokratike dhe është rasti i Shqipërisë që është rast që është shumë më i rëndë dhe shumë më i mbrapsht sesa dy rastet e tjera. Kështu që heqja e kokës dhe eksperimenti social, legal, ekonomik, politik i drejtimit të një kryeqyteti pa kokë ka sjellë shumë viktima. E kanë paguar me dëme kolosale kategori sociale në Tiranë, ku më e prekura është ajo e familjeve që presin më në fund t'iu jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Mos flas për viktimat e tjera. Eksperiment jashtëzakonisht i rëndë dhe totalisht i dështuar" tha Rama Share Ora 14:25 Programi kombëtar i strehimit, Rama: Do japim 4000 kredi të buta në 2027 për çiftet e reja, aplikimi nis në nëntor 2026 Kryeministri Edi Rama prezantoi politikat e reja të strehimit për vitin 2027, duke bërë të ditur se qeveria synon të mbështesë 4 mijë çifte të reja për blerjen e një banese.Kryeministri tha se programi parashikon 2 mijë kredi me interes 0% për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro, si dhe 2 mijë kredi me interes 3% për apartamente me vlerë mbi 60 mijë euro.Rama njoftoi gjithashtu se tavani i të ardhurave për përfituesit do të rritet në 280 mijë lekë neto në muaj, ndërsa kredia maksimale që mund të përfitohet do të rritet nga 12.5 milionë lekë në 17-20 milionë lekë. Aplikimi do të nisë në nëntor të këtij viti Share Ora 14:02 Rama prezanton 6 piketat e reja të Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga objektet e konfiskuara, mbështetje për familjet e reja, të rinjtë dhe shtresat në nevojë Qeveria prezantoi sot Programin e ri Kombëtar të Strehimit, që sipas kryeministrit Edi Rama nuk është thjesht një program financiar, por mishërimi i një reforme të thellë strukturore për strehimin në Shqipëri."Është një reformë për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në rrugën e marrjes së një shtëpie. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar, por një problem i madh europian", tha Rama.Sipas tij, reforma mbështetet në gjashtë programe të reja strehimi. Programi i parë është ai i banesave sociale me qira, i cili do të funksionojë ndryshe nga modeli aktual. Rama tha se banesat nuk do të sigurohen vetëm përmes ndërtimeve të reja, por edhe me blerje në treg, përshtatjen e objekteve shtetërore ose të konfiskuara, bonusin e qirasë dhe partneritetin publik-privat."Dhënia e banesave sociale me qera do të jetë një program që do të bëhet më kompleks jo vetëm ‘prit të ndërtohet e pastaj të kësh shansin të marrësh një banesë’ ku nuk dihet si përfn seleksioni. Këto banesa do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara..kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë ccdo objekt që do të shkelë rregullat e lejes së ndërtimit. Patjetër dhe bonusin e qerasë dhe partneritetin publik privat, pra do të përdorim të gjitha instrumentat për të garantuar një ofertë të gjerë për ata që duhet dhe do të mund të marrin banesë sociale me qera" tha RamaProgrami i dytë parashikon banesa me kosto të ulët përmes subvencionimit nga shteti të kredive, ndërsa programi i tretë lidhet me përmirësimin e banesave ekzistuese për grupet vulnerabël, investime në zonat informale dhe përshtatjen e banesave për t'i kthyer në banesa sociale."Nuk duam të ndërtojmë blloqe banimi vetëm për njerëz të varfër, por lagje dinjitoze për të gjitha shtresat e shoqërisë. Ata që janë më në nevojë do të kenë mbështetje më të madhe, ndërsa ata që kanë mundësi do të blejnë banesa. Cilësia është e rëndësishme për të gjithë", tha kryeministri.Ai shtoi se kjo reformë do të shoqërohet me një organizim të ri institucional, ku Agjencia e Planifikimit të Territorit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Enti Kombëtar i Banesave dhe bashkitë do të funksionojnë si një sistem i vetëm.Sipas Ramës, programi do të nisë fillimisht në Tiranë, ndërsa po shqyrtohen edhe zona të tjera në bashki të ndryshme, të cilat janë ftuar të paraqesin propozimet e tyre.Programi i pestë parashikon krijimin e banesave të përkohshme për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore, si përmbytjet dhe zjarret"Programi tjetër është ai i banesave të përkohshme, në kuptimin e të pasurit në dispozicion të infrastrukturës së gatshme për njeëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, zjarret, etj. Ne do vazhdojmë të forcojmë kapacitete logjistike për tu përballur me fatkeqësitë në kohë reale por duhet të kemi një sistem mikpritjeje për një periudhë të përkohshme për njerëz të prekur nga fatkeqësitë" tha Rama duke shpjeguar edhe programin e gjashtë do të fokusohet në ndërtimin e banesave të përshtatura për familjet me persona me aftësi të kufizuara. Share Ora 13:41 Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se sot do të shpallen fituesit e programit për përmirësimin e kushteve të banesave.Sipas saj, në program kanë aplikuar 33 bashki, ndërsa 26 prej tyre do të shpallen fituese. Qeveria do të alokojë 700 milionë lekë për përmirësimin e kushteve të banesave për 663 familje në të gjithë vendin, të cilat i përkasin kategorive në nevojë, sipas programit të strehimit të zbatuar deri tani.Ibrahimaj tha gjithashtu se, krahasuar me vitin 2018, situata ka ndryshuar dhe kjo kërkon hartimin e një politike të re për strehimin."Nga viti 2018, situata ka ndryshuar dhe realiteti është tjetër e na bën të mendojmë për një politikë të re për strehimin", tha ministrja. Share U.D/ReportTv.al strehimi Delina Ibrahimaj kredi të buta Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.8% Vota total: 3689 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

