Lajme Zone
Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë
SportTelegrafi

Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë

Shoqata e Qumështarëve ka mbajtur konferencë për media lidhur me situatën e krijuar së fundmi në industrinë e qumështit, veçanërisht për çështjen e produkteve që përmbajnë vaj palme.

Shoqata e Qumështarëve ka mbajtur konferencë për media lidhur me situatën e krijuar së fundmi në industrinë e qumështit, veçanërisht për çështjen e produkteve që përmbajnë vaj palme.Përfaqësuesit e shoqatës kanë thënë se prodhuesve vendorë u është ndaluar prodhimi i disa produkteve, të cilat, sipas tyre, lejohen të importohen në Kosovë nga Ministria e Bujqësisë, edhe pse kanë përbërje të njëjtë. Nga Shoqata e Qumështarëve kanë theksuar se nuk janë kundër importit, por e konsiderojnë të padrejtë trajtimin që, sipas tyre, po u bëhet prodhuesve vendorë.“Si shoqatë e prodhuesve të Kosovës nuk jemi kundër importit të produkteve të cilitdo lloj, mirëpo është e padrejtë ajo çka është duke ndodhur aktualisht. Ju po i shihni të gjitha këto produkte, ka edhe shumë që s’kemi arritur t’i sjellim në tavolinë, të cilat produkte sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë lejohen të importohen. I njëjti produkt, me përbërje të njëjtë identike, lejohet të importohet nëse vjen nga importi, por i njëjti produkt nuk lejohet të prodhohet në vendin tonë, e aq më pak të eksportohet. Kjo është shumë shqetësuese”, kanë deklaruar nga Shoqata.Ata kanë kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohet prodhimi vendor, duke paralajmëruar se vendimet e tilla mund të kenë pasoja edhe për industri të tjera.“Ajo çka është duke ndodhur me industrinë e qumështit, nesër ka me ndodhë me industritë e tjera, nëse vazhdohet me sistemin e tillë se si po sillen institucionet e vendit me prodhuesit vendorë. Gojën plot prodhim vendor, por në fakt na jemi duke e rrënuar prodhimin vendor me sjelljet e fundit”, është thënë në konferencë.Sipas tyre, prodhuesit vendorë kanë investuar për të zëvendësuar produktet e importuara dhe për të rritur konkurrencën në treg.“Këtu para nesh janë disa produkte të cilat prodhuesit vendorë me mund e me shpirt janë munduar ta ndalin importin, ta zëvendësojnë importin duke u konkurruar këtyre importeve”, kanë deklaruar përfaqësuesit e shoqatës. Në konferencë është diskutuar edhe për përdorimin e vajit të palmës në produktet ushqimore. Përfaqësuesit e industrisë kanë thënë se produkte të tilla prodhohen edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe se përdorimi i tyre nuk është një praktikë që ka filluar në Kosovë.“Nuk jemi kundër kontrolleve nga institucionet e vendit, përkundrazi, jemi bashkëpunëtorët kryesorë. Vjen një vendim ku thuhet se fillimisht duhet të aplikohet për kompanitë të cilat e përdorin vajin e palmës, të cilin e ka bërë temë aq të madhe”, kanë thënë ata.Sipas Shoqatës së Qumështarëve, prodhuesit vendorë janë përballur me konkurrencën e produkteve të importuara dhe përdorimi i disa përbërësve, përfshirë vajin e palmës, lidhet edhe me përpjekjet për të ruajtur konkurrueshmërinë.“Produktet e importit, duke u bërë konkurrentë me to, na kanë detyruar ta përdorim. Në ndërkohë po thonë se ky produkt është kancerogjen, përmban vaj palme, por janë produkte që s’kanë lindur në Kosovë, i kemi parë duke u prodhuar në BE, dhe ne e kemi rritur konkurrencën”, është thënë në konferencë.Shoqata ka kërkuar nga institucionet që të rishikojnë mënyrën e trajtimit të prodhuesve vendorë dhe të sigurojnë, sipas tyre, kushte të barabarta për produktet e prodhuara në Kosovë dhe ato që importohen.