Lajme Zone
Procedimi ndaj Spiropalit, Berisha: SPAK-u po përdoret si armë politike e partisë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Procedimi ndaj Spiropalit, Berisha: SPAK-u po përdoret si armë politike e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar gjatë komunikimit live me qytetarët në Facebook regjistrimin e procedimit për vepra penale ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit. Berisha deklaroi se akuzat ndaj ish-ministres i kishte ngritur vetë në Kuvend dy vite më parë, duke pretenduar se i kishte shoqëruar me fakte. Sipas tij, koha kur është regjistruar procedimi, ndërkohë që Spirop

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar gjatë komunikimit live me qytetarët në Facebook regjistrimin e procedimit për vepra penale ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit. Berisha deklaroi se akuzat ndaj ish-ministres i kishte ngritur vetë në Kuvend dy vite më parë, duke pretenduar se i kishte shoqëruar me fakte.

Sipas tij, koha kur është regjistruar procedimi, ndërkohë që Spiropali ka shfaqur qëndrime kundërshtuese ndaj Ramës, dëshmon për përdorimin politik të SPAK-ut.

“Akuza për Elisa Spiropalin kam paraqitur unë në parlament 2 vjet më parë me fakte, por regjistrimi për vepra penale të bashkëshortit të saj në një kohe kur ajo ka marrë të themi një rrugë kundërshtie të paktën me fjalë të qëndrimeve të Edi Ramës, del dhe dëshmon për përdorimin si armë politike të SKAP-it (SPAK) të partisë”, tha Berisha. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm