Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pr.ligji për turizmin/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon! Gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve


Projektligji i propozuar nga deputeti Taulant Balla i jep të drejtë qeverisë të pezullojë punimet e ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit, ndërsa shkelësit rrezikojnë gjobë deri në 2 milionë lekë. Nisma parashikon certifikatë paraprake përpara marrjes së lejes për ndërtimin e strukturave akomoduese, si dhe regjistrimin elektronik të klientëve.

Qeveria do të ketë të drejtën që përmes një VKM-je të pezullojë ndërtimet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e qetë të sezonit turistik. Sanksionimi pritet të vendoset në ligjin për ‘Turizmin”, ndryshimet e të cilit janë depozituar në Kuvend nga kreu i grupit socialist Taulant Balla. PS, e cila në seancën e kaluar vendosi edhe shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji, thotë se përmes VKM-së së pezullimit duhet të përcaktohen zonat konkrete, llojet e punimeve që ndalohet gjatë sezonit dhe periudhën e saktë apo oraret e ndalimit. Koha e pezullimit nuk do t’u humbasë subjekteve ndërtuese, pasi do t’i shtohet afatit të lejes së ndërtimit. Kjo do të vlejë edhe për lejet e dhëna përpara hyrjes në fuqi të ligjit. Kushdo që e shkel pezullimin mund të përballet me gjoba deri në 20 mijë euro. LEXO EDHE:Zbehet dukshëm pjesëmarrja e protestës, Balla: Kanë mbetur vetëm sorrat, flamingot meritojnë reflektimin tonë Gjithashtu me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin, Këshilli i Ministrave mund të ndryshojë institucionin përgjegjës për administrimin e një zone me përparësi zhvillimin e turizmit. Kjo mund të bëhet për projekte ose investime që cilësohen me interes publik apo rëndësi kombëtare. Balla propozon që çdo subjekt që kërkon të ndërtojë një hotel apo strukturë tjetër akomoduese duhet të marrë fillimisht një certifikatë paraprake kategorizimi. Pa këtë dokument nuk mund të miratohet leja e ndërtimit. Synimi është që objekti të projektohet dhe ndërtohet që në fillim sipas standardeve të kategorisë turistike që synon, dhe jo të nisë për pallat dhe të përfjë në hotel. Sipas propozimit lista e kategorive të strukturave akomoduese nuk do të përcaktohet më drejtpërdrejt në ligj. Kategoritë, klasifikimet dhe kriteret përkatëse do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, duke i dhënë qeverisë mundësi t’i ndryshojë pa ndërhyrë sërish në ligj. Për shembull yjet e hoteleve tanimë do të përcaktohen me vendim të këshillit të ministrave. Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese duhet të regjistrojnë elektronikisht klientët. Të dhënat do të përfshijnë numrin e vizitorëve, netët e qëndrimet, shtetësinë dhe rezidencën, gjininë dhe moshën. Subjektet që administrojnë stacione plazhi duhet të sigurojnë akses të lirë dhe të pandërprerë të publikut drejt detit, përgjatë vijës bregdetare dhe ndërmjet plazheve publike. Propozimi i ri ndalon vendosjen e gardheve, mureve, barrierave apo pengesave të tjera fizike. Lexo projektligjin për turizmin P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: turizmi vkm Kuvendi i Shqiperise taulant balla Komento Komente Sondazhi i ditës:

18 Korrik, 19:55

Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 59.6% Argjentina 35.2% Nuk kam mendim 5.2% Vota total: 2535 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Korrik, 19:55 Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?