Lajme Zone
Privohen nga liria tre persona në Bllacë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar nga Kosova
PolitikëTelegrafi

Privohen nga liria tre persona në Bllacë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar nga Kosova

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e 31 korrikut në zonën kufitare të Bllacës, pasi u kapën në flagrancë duke ngarkuar mall të kontrabanduar që ishte futur ilegalisht nga Kosova.

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e 31 korrikut në zonën kufitare të Bllacës, pasi u kapën në flagrancë duke ngarkuar mall të kontrabanduar që ishte futur ilegalisht nga Kosova.Sipas policisë, rreth orës 23:00, nëpunës të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri, duke vepruar në bazë të një plani operativ për parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, kanë ndërhyrë në vijën kufitare ndërmjet fshatit Bllacë dhe Hanit të Elezit. Në vendngjarje janë privuar nga liria N.B. (27), H.B. (26) dhe E.Xh. (21), të tre nga fshati Bllacë.Policia njofton se të dyshuarit janë kapur duke ngarkuar mall të kontrabanduar në një automjet transportues “Mercedes Vito” me targa të Shkupit dhe në një automjet udhëtarësh “Hyundai” pa targa.Automjetet dhe malli janë sekuestruar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.