Lajme Zone
Pritet mesazhi i Ramës, Berisha mbërrin në Rinas, do udhëtojë drejt Strasburgut
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pritet mesazhi i Ramës, Berisha mbërrin në Rinas, do udhëtojë drejt Strasburgut

Ndërsa pritet fjala e kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit, aty ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ndërsa pritet fjala e kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit, aty ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se Berisha pritet të udhëtojë drejt Strasburgut për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës që nisin të hënën, ndërsa është akomoduar në sallën VIP të aeroportit. Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga data 28 shtator deri më 1 tetor. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama mbërriti në Aeroportin Nënë Tereza pak pas orës 13:00 të së dielës pas vizitës së tij në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Siç u bë me dije një natë më parë nga Kryeministria Rama pritet do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë. View this post on Instagram A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)