Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Prisja ta godisnin Osman Stafën”, Klevis Balliu: Rama duhet ta dekorojë gazetarin e News24


Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, komentoi protestat para QSUT-së, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ku gazetari i News24, Osman Stafa, u ndalua nga policia që të mos i afrohej kreut të qeverisë.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, komentoi protestat para QSUT-së, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ku gazetari i News24, Osman Stafa, u ndalua nga policia që të mos i afrohej kreut të qeverisë. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” me Ola Brukon, Balliu tha se kishte pritur një reagim edhe më të ashpër ndaj gazetarit. “Prisja dhe më shumë! Janë sjellë mirë, se prisja të godisnin dhe gazetarin tuaj. I shtyjnë, i kërcënojnë. Siç ndodhi dhe me zonjën Klodiana Lala me deklaratat e zonjës Vlora Hyseni. Çfarë të thotë Rama për ilaçet që mungojnë te Onkologjiku?! Mediat që bëjnë pyetje, janë armiku nr. 1 dhe ato që bëjnë ‘skandale’, shpikin të tilla, janë miqtë. Zoti Stafa ka vite që ngre probleme të shëndetësisë. Një kryeministër, gazetarin e tillë, duhet ta dekorojë. S’ka bojë në spitale që mund t’i hedhë hi syve qytetarëve. Qeveria nuk ka kohë më për shqiptarët, por të shpëtojë kokën e Ramës nga burgu.”, tha Balliu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Balliu