Lajme Zone
Prishet pazari për milionat e basteve dhe call center-ave; a po vjen goditja e madhe nga Policia e Shtetit?
PolitikëPamfleti

Prishet pazari për milionat e basteve dhe call center-ave; a po vjen goditja e madhe nga Policia e Shtetit?

Burime të Skyweb.al bëjnë me dije se një pjesë e organizatorëve të basteve të paligjshme dhe call center-ave mashtrues po vijojnë aktivitetin duke marrë vetë përsipër rrezikun e goditjes nga policia.

Foto Ilustrim Personazhi që deri tani ka luajtur rolin e “koordinatorit” të ilegalitetit u ka përcjellë organizatorëve mesazhin se për momentin “nuk ka mbrojtje” dhe se aktiviteti duhej ndalur deri në sqarimin e disa rrethanave. Mungesa e një marrëveshjeje për ndarjen e “tortës” së ilegalitetit si Call Centerat, Bastet apo aktivitete të ngjashme ka shkaktuar kaos në një terren, i cili deri më tani funksiononte si “orë zvicerjane” për shkak të koordinimit perfekt mes organeve ligjzbatuese dhe grupeve që kanë kontrollin.

Burime të Skyweb.al bëjnë me dije se një pjesë e organizatorëve të basteve të paligjshme dhe call center-ave mashtrues po vijojnë aktivitetin duke marrë vetë përsipër rrezikun e goditjes nga policia.

Sipas këtyre burimeve, situata mbetet e pasqaruar pas ndërhyrjes së një personazhi të fuqizuar së fundmi politikisht, i cili ka kërkuar “copën” e tij në një treg që, gjeneron miliona euro në ditë.

Kjo ndërhyrje ka tronditur “status quo-në” ekzistuese dhe marrëdhëniet mes aktorëve që kontrollojnë këto veprimtari.

Ndërkohë, burimet shpjegojnë se personazhi që deri tani ka luajtur rolin e “koordinatorit” të ilegalitetit u ka përcjellë organizatorëve mesazhin se për momentin “nuk ka mbrojtje” dhe se aktiviteti duhej ndalur deri në sqarimin e disa rrethanave.

Sipas të njëjtave burime, ky personazh shërben si hallkë lidhëse me struktura që ligji i ngarkon të luftojnë këto veprimtari, por që thuhet se “mbyllin sytë” përballë tyre.

Zgjatja e kësaj situate ka sjellë pakënaqësi.

Një pjesë e aktorëve kanë vendosur të vijojnë punën, secili për “kokën” e tij, duke marrë përsipër edhe rrezikun e ndonjë operacioni policor.

Në terren, kjo po shoqërohet edhe me një ndryshim të dukshëm.

Lokale bastesh të kamufluara si kafene apo bilardo, të cilat më parë funksiononin pa shenja identifikuese, tashmë kanë vendosur tabela.

“Kjo shërben për të dhënë mesazhin se territori i kujt është, që të mos i godasë policia papritur, por edhe për t’u treguar aktorëve të tjerë se nuk mund të futen në atë territor”, shpjegoi një burim për Skyweb.al.

Tabelat po përdoren si shenja identifikimi të kontrollit mbi lokalet dhe zonat ku ato operojnë, në kushtet kur mungon një marrëveshje e përgjithshme mes grupeve nën koordinimin e një personazhi të fuqishëm që ka mbyllur edhe sikletet me SPAK.

Më herët, Skyweb.al ka raportuar gjerësisht për këtë treg të ilegalitetit dhe lëvizjet për kontrollin e tij.

Fillimisht, bastet e paligjshme dhe call center-at mashtrues “ngrinë”, pasi organizatorëve iu përcoll mesazhi se nuk kishin më “mbrojtje” dhe duhej të prisnin deri në sqarimin e situatës.

Por bllokimi nuk zgjati për të gjithë, pasi një pjesë nisën të rihapen, megjithëse marrëveshja për ndarjen e “tortës” ende mungonte.

Tashmë, sipas burimeve, secili po vepron “me kokën e tij”, duke kërkuar dhe siguruar “mbrojtje” për aktivitetin në zonën ku operon, pa një koordinim të përgjithshëm.

Nga një treg ku mesazhet përcilleshin “nga lart” dhe zbatoheshin në terren, situata ka kaluar te zgjidhjet individuale, ku secili përpiqet të mbajë hapur aktivitetin dhe të ruajë territorin e vet. /Skyweb.alcall center bastet online policia e shtetit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike 23 armë zjarri në furgonin e kamufluar, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon si drejtues të grupit kriminal 28 Tetor 2026, 13:1613:16Kronike Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare 28 Tetor 2026, 13:0513:05Kronike Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja; akuzohen se dogjën kosha 28 Tetor 2026, 10:5610:56Kronike Detaje nga plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë, dyshohet se konflikti nisi për një borxh të pashlyer 28 Tetor 2026, 10:5810:58Kronike Aksident tragjik në Fushë-Prezë, 35-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar 28 Tetor 2026, 10:4910:49Kronike Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo; pritet ekstradimi 28 Tetor 2026, 10:1310:13Kronike