Nga buka, sheqeri, vaji, makarona, orizi, mish pule, fasulet e deri te produktet e bulmetit, fruta e perime apo detergjentet, 238 artikuj që do të jenë pjesë e “Pasqyrës së Çmimeve”, që është zyrtarisht në funksion. Qytetarët duke u futur online në platformë do të marrin informacion për 13 kategori produktesh në 155 pika shitjes në kohë reale. “Ky është fillimi i një procesi ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, duke pasur parasysh këtu edhe subjektet më të vogla, edhe pikat e shitjes të pakicës, të cilat janë pika ku siç e tha ministrja, shpeshherë ndodh që çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye ligji parashikon edhe gjobë në rast se ato çmime janë spekulim, por përsëri përpjekja jonë, thirrja jonë do të jetë në mënyrë të vazhdueshme mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja në këtë nisëm. Nga ana tjetër, sot janë mbi 200 artikuj që janë pjesë e kësaj pasqyre. Synimi është që deri në fund të vitit ato të jenë 1.000 dhe kështu të gjithë pa përjashtim të kenë një pamje shumë të qartë të situatës së çmimeve në mënyrë të përditshme. Subjektet nga ana e tyre përditësojnë çmimet në pasqyrë dhe qytetarët nga ana e tyre njihen në mënyrë konstante në kohë reale se në cilin nivel janë çmimet dhe si variojnë ato nga një subjekt tek tjetri brenda marzhit të diskrecionit që çdo subjekt ka në kushtet e ekonomisë së tregut", tha kryeministri Edi Rama. LEXO EDHE:‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ Gjithashtu, brenda kësaj platforme është e përfshirë edhe një nismë e re e quajtur “KURSE”, në të cilën do të jenë të listuara 212 produkte me çmime fikse që nuk do të ndryshojnë deri më 12 janar 2027. “Do ta shihni vetë në paraqitjen e platformës se si janë çmimet, se si ato ndryshojnë, ku mesatarisht të gjitha çmimet bien nga çmimet që kanë sot deri më 12 janar me 20-22%, ndërkohë që ka produkte që bien edhe me 40% apo produkte që bien me 10%”, tha Ibrahimaj. Në takim me 5 rrjetet e supermarketeve që kanë pranuar të jenë pjesë e “Pasqyrës së Çmimeve”, kryeministri Edi Rama tha se spekulimet me çmimet nuk do të tolerohen, dhe se në platformë do të futen edhe subjektet e pakicës. “Ka shpeshherë thirrje ndaj nesh që të vendosim çmime. Këtë e kemi të pamundur ta bëjmë sepse kemi bërë një zgjedhje të gjithë bashkë si popull në vitin 1990, kur jemi ndarë nga sistemi që i vendoste vetë çmimet dhe kemi zgjedhur një sistem ku çmimet i vendos konkurrenca e lirë. Mirëpo nga ana tjetër pikërisht tek konkurrenca e lirë dhe njëkohësisht tek konkurrenca e ndershme qëndron edhe baza e kësaj nisme të përbashkët me këto subjekte. Besoj që ky do të jetë një lehtësim për konsumatorët. Besoj që do të na duhet punë dhe këtu do të doja edhe ndihmën e subjekteve për ta promovuar këtë nisëm. Këtu ka super oferta nga të gjitha anët, kështu që disa nga ato tabelat e super ofertave mund t'ia lini pasqyrës së çmimeve për të bërë një çikë reklame edhe për pasqyrën e çmimeve në mënyrë që njerëzit ta dinë, ta kuptojnë, të marrin informacion dhe ndërkohë nuk e di se si mund të bashkëpunojmë që dhe këto ekranet të jenë prezente në, të paktën në pikat kryesore ku njerëzit mund të kërkojnë vetë për të parë se ku është produkti i tyre i dëshiruar me çmimin më të arsyeshëm", tha Rama. Përmes kësaj platforme qytetarët mund të krahasojnë çmimet për të njëjtin produkt në disa markete të ndryshme, dhe sipas qeverisë krahasimi do të rrisë konkurrencën, e do të reflektohet edhe në ulje çmimesh. Të dhënat kryesoreProdukte në platformë 238Kategori produktesh 13Pika shitjeje 155Rrjete supermarketesh 5Furnitorë të angazhuar 22Produkte me çmime fikse 212 Kliko këtu për të lexuar website e Pasqyrës së Çmimeve Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:33 212 produkte me çmime fikse deri në janar, ja cilët artikuj do të shiten më lirë! Nga ulja deri me 40% e kripës dhe vezëve, te vetëm 1% për sheqerin (TABELA) Qeveria prezantoi sot platformën “Pasqyra e Çmimeve”, përmes së cilës qytetarët do të mund të krahasojnë online çmimet e produkteve në rrjete të ndryshme supermarketesh. Pjesë e kësaj platforme është edhe nisma “KURSE”, që parashikon uljen dhe mbajtjen të pandryshuara të çmimeve për 212 produkte ushqimore dhe të higjienës deri më 12 janar 2027.Produktet me uljen më të madhe të çmimit në grupin ‘KURSE’ janë kripa e jodizuar 500 gramë dhe vezët që do të shiten me 15 lekë ose 40% më pak. Kurse produkti me uljen më të lehtë është sheqeri ku një kilogramë për 3 muaj do të kushtojë 69 lekë nga 70 lekë më parë.Orizi dhe makaronat janë me çmime nga 4% deri 26%, më tej bulmeti është me ulje nga 4% deri 25%. Kurse vaji luledielli apo ulliri është me ulje 3-6%. Ndërsa tek higjiena, ka çmime 27-34% më të lira për artikuj shamposh apo sapunë të ndryshëm.Tabela me uljen e çmimeve për ushqimetKripë – ulje nga 25% deri në 40%Vezë – ulje nga 5% deri në 40%Qumësht – ulje nga 4% deri në 25%Kos – ulje nga 5% deri në 20%Djathë – ulje nga 7% deri në 17%Gjalpë – ulje nga 6% deri në 15%Miell – ulje nga 5% deri në 24%Makarona – ulje nga 4% deri në 22%Oriz – ulje nga 4% deri në 26%Fasule – ulje nga 15% deri në 20%Thjerrëza – ulje nga 7% deri në 25%Vaj ulliri – ulje 5%Vaj luledielli – ulje nga 3% deri në 6%Kafe – ulje nga 5% deri në 15%Sheqer – ulje nga 1% deri në 7% SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: edi rama pasqyra e cmimeve Delina Ibrahimaj Komente Komento Adri: 12/10/2026 15:54 Ke harru fjalen burg ...e ke pas ne maj te gjuhes...ja te them un nje cmim qe e ke ven ti per akshin...45 mi lek ai qr codi pa lidhje per kasat fiskale.dhe nje kalama ne klas te 6 ta gjeneron ate kod e per hater beka 10 mi te vjetra po 45 pse ...nga ven ata leke po pse vetem kjo esht..... Përgjigju emri: 12/10/2026 16:49 fiks ALB Patriot: 12/10/2026 14:16 Propagande! Nuk ka ekonomi tregu ne Shqiperi! Behet vetem per arsye elektorale! Përgjigju Shkoder: 12/10/2026 13:17 Avash avash tregu I lire nuk do egzistoje.
Socializem eshte duke ardhur ne gjith boten perndimore. Përgjigju Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.5% Nuk e di 6.3% Vota total: 7181 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
