Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Presioni ndaj medias përmendet dhe në progres raport. “News24” ka pasqyruar protestën, sfidë e jashtëzakonshme”, Tabaku: Qëndrueshmëria e protestës, lajm i mirë!


Deputetja e PD Jorida Tabaku e ftuar në studion e “News24”, foli për protestën e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Deputetja e PD Jorida Tabaku e ftuar në studion e “News24”, foli për protestën e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës në studio, Tabaku tha se kryeministri Rama e keqja e më e madhe e vendit, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë të bashkuar sepse në këtë mënyrë mund të bëhet largimi i kryeministrit. Gjithashtu ajo vlerësoi dhe falënderoi televizionin “News24” për transmetimin e pandalur dhe hap pas hapi të protestës, pavarësisht presioneve. “Gjobat për ju kanë qenë të vazhdueshme, rasti i “Neës24” që përmendet edhe në progres raport, presioni ndaj medias. Ju vitin e shkuar u larguat edhe nga ndërtesa ku zhvillonit aktivitetin prej vitesh. Pra besoj që pak media kanë kryer detyrën, por Neës24 është e para edhe në një moment kur gjobat apo presioni rritet është me të vërtetë një sfidë e jashtëzakonshme që të transmetosh atë që ka ndodhur në rrugë, prej 161 ditësh tashmë”, tha ajo. Më tej nënvizoi se protesta ngriti një shoqëri në këmbë dhe se sheshi e ka dhënë qartë mesazhin për largimin e Ramës.

“Protesta i ngriti në këmbë sepse i bëri të gjithë të kuptojnë dhe po ndjejnë pasojat e gabimeve. Qëndrueshmëria e protestës është një lajm i mirë. Studentët janë atje, të mos harrojmë edhe presionin e jashtëzakonshëm, gjobat, dhuna”, u shpreh ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Jorida Tabaku protesta