Protesta vijon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku qytetarët po përsërisin kërkesat e tyre... Një lumë njerëzish ka mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë po protestojnë përpara godinës së Kryeministrisë. Pas një marshimi nga Ministria e Arsimit, protestuesit janë grumbulluar në bulevard, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Aktualisht, situata përpara Kryeministrisë paraqitet e qetë dhe nuk raportohen përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Megjithatë, policia mbetet në gatishmëri dhe ka marrë masa për t'u përballur me skenarë të mundshëm dhune, pas incidenteve të regjistruara një ditë më parë.
Protesta e kësaj të diele nisi pak pas orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku fillimisht u mblodhën studentë dhe qytetarë. Në zonë ishin pozicionuar forca të shumta policie, ndërsa në gatishmëri qëndronin edhe autobotët me ujë.
Gjatë grumbullimit përpara ministrisë u regjistruan edhe tensionet e para, pasi disa protestues hodhën gurë në drejtim të godinës së institucionit. Forcat e policisë qëndruan në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.
Pas këtyre momenteve, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Gjatë marshimit, ata kërkuan gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndalimin e dhunës policore ndaj të rinjve, duke akuzuar efektivët për ndërhyrjet gjatë protestave të fundit.
Tubimi i sotëm zhvillohet vetëm një ditë pas protestës kombëtare të 24 tetorit, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe me përdorimin e gurëve dhe molotovëve.
Sipas të dhënave të raportuara, nga incidentet e një dite më parë mbetën të plagosur 23 persona, mes tyre edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili raportohet se u godit në sy me plumb gome.
Ndërkohë, protesta vijon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku qytetarët po përsërisin kërkesat e tyre. Pavarësisht qetësisë së momentit, forcat e policisë vijojnë të monitorojnë situatën, të përgatitura për të ndërhyrë në rast të incidenteve të reja. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet "Rama në burg, Berisha në burg"/ Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë 25 Tetor 2026, 15:2815:28Aktualitet Nisin tensionet e para në protestë, hidhen gurë drejt Ministrisë së Arsimit 25 Tetor 2026, 15:2215:22Aktualitet “Do të jemi këtu deri në fund”, protestuesit paralajmërojnë vijimin e revoltës 25 Tetor 2026, 15:0915:09Aktualitet Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, policia në gatishmëri të plotë 25 Tetor 2026, 14:5714:57Aktualitet Reshjet e dendura rikthejnë problemet në Vlorë, rrugët mbulohen nga balta dhe dherat 25 Tetor 2026, 13:4713:47Aktualitet Policia rrethon Ministrinë e Arsimit, në gatishmëri edhe autoboti me ujë për protestën e studentëve 25 Tetor 2026, 13:3813:38Aktualitet

