FOTO NGA TAKIMI Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Bruksel. Gjatë takimit Presidentja e Parlamentit Europian, shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt antarësimin në BE. “Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, është shprehur Metsola. Ky takim zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dytë të Zgjerimit të Bashkimit Evropian./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

