Lajme Zone
Presidenti Begaj reagon për protestat: Dhuna s’është mjet i pakënaqësisë, përdorimi i forcës nga policia s’duhet të kalojë kufijtë! Zyra ime e hapur për dialog
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Presidenti Begaj reagon për protestat: Dhuna s’është mjet i pakënaqësisë, përdorimi i forcës nga policia s’duhet të kalojë kufijtë! Zyra ime e hapur për dialog

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me protestat ku thotë se dhuna s’është mjet për të shprehur pakënaqësinë, por as forca e policisë s’mund të kalojë kufijtë e ligjit. Ai shpreh gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e çdo qytetari dhe mbetet i hapur për dialog me ta.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me protestat ku thotë se dhuna s’është mjet për të shprehur pakënaqësinë, por as forca e policisë s’mund të kalojë kufijtë e ligjit. Ai shpreh gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e çdo qytetari dhe mbetet i hapur për dialog me ta. Thirrja e tij kryesore mbetet për vetëpërmbajtje e përgjegjësi nga të gjitha palët. “Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. LEXO EDHE:Protesta e dhunshme në Tiranë, Erjona Ismaili: E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga flakët dhe përplasjet politike E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit. Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim. Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, shkruan ai në Facebook. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Bajram Begaj proteste Komente Komento Landi: 14/10/2026 17:48 po ca Presidentieshte ky; ky eshte nje vegel qorre e rames dhe i tredhur prej tij Përgjigju Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 22.3% Jo 74.9% Disi 2.8% Vota total: 2229 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?