Lajme Zone
Premtimet e Baçit të Gener 2 mbetën në letër, rruga në Larushk në gjendje të mjerueshme
Të tjeraJOQ Albania

Premtimet e Baçit të Gener 2 mbetën në letër, rruga në Larushk në gjendje të mjerueshme

Një banor i fshatit Larushk, në zonën e Katër Rrugëve, Fushë-Krujë, ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës, e cila prej më shumë se tre vitesh ndodhet në kushte të amortizuara dhe pothuajse e pakalueshme.

Sipas denoncimit të qytetarit, rruga është dëmtuar nga punimet e kryera nga kompania Gener 2 gjatë ndërtimit të autostradës Thumanë–Kashar.

Banori shprehet se në atë kohë u është premtuar se rruga do të shtrohej sërish pas përfundimit të punimeve, por ky premtim nuk është mbajtur dhe segmenti rrugor ka mbetur në harresë.

Ai thekson se, pavarësisht problematikës së vazhdueshme, as kompania Gener 2 dhe as Bashkia Krujë nuk kanë marrë masa për rehabilitimin e rrugës.

Banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse, pasi gjendja aktuale e rrugës vështirëson ndjeshëm lëvizjen dhe qarkullimin e përditshëm të tyre.