Në sfidën e parë të sezonit të Premier League përballë tifozëve të tyre, Liverpooli barazoi 2-2 këtë të shtunë në 'Anfield' kundër Nottingham. Dueli i cili vlente për raundin e dytë të kampionatit pa një Liverpool të brishtë, aq sa pësoi dy herë, por në të dyja rastet ia doli që të barazonte rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë që shënuan me Dan Ndoye në minutën e 24-t. Liverpooli barazoi me Wirtz, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje. Në fraksionin e dytë të besuarit e Andoni Iraolas barazuan shifrat me Alexander Isak. Në të 70-n minutë një gabim i Alisson në portë i dha mundësinë miqve për një penallti dhe nga 11 metërshi Gibbs-White u tregua i saktë. LEXO edhe...GOLAT/ 'Përbindëshi' Erling Haaland, Manchester City fiton 1-4 në fushën e Crystal Palace Me ndihmën e tifozëve Liverpooli barazoi me Victor Munoz tetë minuta përpara fundit të ndeshjes, por siguroi vetëm një pikë pasi përballja u mbyll 2-2. Ky është barazimi i dytë identik në dy javë për 'Të Kuqtë' që në debutimin e këtij sezoni u ndalën 2-2 nga Newcastle. S.Dh/ReportTv.al premier league angli Victor Munoz anglia liverpool Nottingham Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5397 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
