Lajme Zone
Prej vitesh fshihej pas një identiteti fals, Nikolin Pali dyshohet se po përgatiste një tjetër atentat
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Prej vitesh fshihej pas një identiteti fals, Nikolin Pali dyshohet se po përgatiste një tjetër atentat

43-vjeçari shqiptar Nikolin Pali, i arrestuar më 5 nëntor në zonën Kato Patision të Athinës, dyshohet se ka rrëfyer para autoriteteve greke edhe dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri para vitit 2002. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 11 tetor 2020 në Lutraqi të Greqisë, ku dy gra u ekzekutuan brutalisht me sëpatë. Sipas mediave greke, shqiptari ishte larguar drejt Greqisë pas krimeve të pretenduara në Shqipëri, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar edhe një njoftim i kuq i Interpolit për një çështje tjetër penale.

Arrestimi u realizua gjatë një operacioni të policisë greke në një apartament në Kato Patision, me mbështetjen e njësisë speciale EKAM. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan një pistoletë me ngjyrë argjendi dhe dorezë druri, dy granata funksionale, dy detonatorë dhe tri palë pranga metalike. Hetimet zbuluan gjithashtu se Pali jetonte me identitetin e një personi tjetër, duke përdorur një leje qëndrimi me fotografinë e tij. Bashkë me të u arrestua edhe një grua 41-vjeçare, e akuzuar për strehimin e një personi në kërkim dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Ngjarja për të cilën ai kërkohej lidhet me vrasjen e dy grave në zonën Flambouro, në bashkinë Lutraqi-Agioi Theodoroi. Viktimat ishin ish-partnerja e tij, 43-vjeçare me origjinë ukrainase, dhe partnerja e saj e re, një farmaciste 42-vjeçare. Sipas hetimeve, autori i dyshuar i kishte goditur disa herë në kokë me sëpatë, ndërsa më pas ishte larguar me automjetin e njërës prej viktimave dhe i kishte vënë flakën për të zhdukur gjurmët. Ndërkohë, autoritetet greke po hetojnë nëse Pali kishte përgatitur një tjetër sulm dhe nëse kishte lidhje me persona të mafias greke apo me vrasje të tjera të pazbardhura.