Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë dritën jeshile rezolutës që i jep fund embargos 64-vjeçare ekonomike, tregtare dhe financiare të SHBA-ve ndaj Kubës. Rezoluta u miratua me 130 vota pro, 17 kundër dhe 25 abstenime. Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Suela Janinaj, abstenoi. Disa vende perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, abstenuan për herë të parë pas shumë vitesh. Votimi në OKB ka peshë politike, por vetëm Kongresi i SHBA-së mund ta heqë embargon e epokës së Luftës së Ftohtë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e përbërë nga 193 anëtarë, e ka miratuar rezolutën çdo vit për më shumë se tre dekada, me përjashtim të vitit 2020, gjatë pandemisë së COVID-19. LEXO EDHE:Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria “Jam i kënaqur që kaq shumë vende, përfshirë ekonomi të mëdha si Koreja, Gjermania dhe të tjera, e kanë ndryshuar tashmë qëndrimin e tyre”, u tha gazetarëve i dërguari i SHBA-v në OKB, Mike Waltz, pas votimit. “Diplomacia kërkon kohë, por tani që numri i vendeve që kanë ndryshuar qëndrimin është trefishuar, presim që ky numër të vazhdojë të rritet”, tha ai. Tensionet mes dy vendeve në OKB u përshkallëzuan përpara votimit. Javën e kaluar pati përplasje verbale me tone të larta mes diplomatëve kubanë dhe amerikanë në OKB, ndërsa të martën, në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, pati të bërtitura dhe shtyrje mes përfaqësuesve. P.J Shqiptarja.com TAG: Asambleja e OKB shqiperi Embargo kube SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.5% Nuk e di 3% Vota total: 4501 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

