Ekonomia shqiptare pritet të prodhojë më shumë dhe të gjenerojë më tepër të ardhura në vitin 2027. Për herë të parë Prodhimi Kombëtar pritet të kalojë vlerën e 30 miliardë eurove, me rritje prej 1.5 miliardë euro në raport me vitin aktual 2026, i cili pritet të mbyllet me PBB, afro 29 miliardë euro. PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTOViti 2026 29 mld euroViti 2027 30.5 mld euroViti 2028 32.1 mld euroViti 2029 33.8 mld euroKy projeksion mbështetet në pritshmëritë ambicioze për rritjen ekonomike, për procesin e integrimit. Por as viti tjetër nuk ka një ‘dritë jeshile’ për të nxjerrë bujqësinë nga kriza. LEXO edhe...Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Rama: Morën pjesë mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës, horizonte bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë e turizmit (VIDEO) “Në periudhën afatmesme 2027-2029, rritja parashikohet të ruajë trajektore pozitive, me një normë mesatare prej rreth 4.0% në vit, e mbështetur nga dinamika e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i sektorëve strategjikë dhe pritshmëritë për një rikuperim gradual të ekonomisë globale dhe veçanërisht atë të Bashkimit Evropian”, thuhet në relacion. Sa i takon sektorëve, qeveria parashikon që sektori i shërbimeve, i mbështetur nga turizmi dhe teknologjia e informacionit, të jetë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike, me kontribut 2.8% në rritjen e përgjithshme ekonomike. Më tej është ndërtimi me kontribut vjetor 0.4%, ndjekur nga industria me ndikim 0.2%. Ndërsa bujqësia thuhet në relacionin e projektbuxheti rritet me vetëm 0.2%, pa dhënë ndikim në rritjen e përgjithshme ekonomike. SEKTORËT QË DO RRISIN EKONOMINËShërbimet 2.8%Ndërtimi 0.4%Industria 0.2%Bujqësia 0%Si rezultat i kësaj ecurie pozitive, më shumë para pritet të futin në xhepin e tyre edhe qytetarët. Të ardhurat për frymë gjatë 2027-ës, thotë Ministria e Financave do të arrijnë në 12.889 euro nga 12.199 euro këtë vit. Pra një shtesë prej 687 euro më shumë në vitin e ardhshëm. TË ARDHURAT PËR FRYMËViti 2026 12,199 euroViti 2027 12,886 euroDiferenca +687 euroE përkthyer në terma mujore, projektohet që të ardhurat për frymë të jenë 1,073 euro në muaj, ose rreth 35 euro dita. Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se rritja graduale e pagave, në kushtet e një inflacioni të stabilizuar, pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve. Sa i takon borxhit publik, pritet të ulet në 52.4% të PBB-së në 2027-ën nga 52.5% i pritur për këtë vit. Ndërsa në vlerë do të arrijë në 16.9 miliardë euro me kursin aktual, praktikisht, bazuar në këto shifra, borxhi për frymë/banor vitin tjetër do të jetë 7,257 euro. R.Xh/ReportTv.al buxheti 2027 ekonomia shqiptare rritja ekonomike te ardhurat prodhimi i brendshem bruto Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.5% Veliajn 17.9% Asnjërin 33.6% Vota total: 2010 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
