Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pr.buxheti 2027/ Banka e Shqipërisë tre sugjerime për qeverinë: Reformoni skemën e pensioneve, shpenzoni më mirë paratë, kujdes borxhin (VIDEO)


Banka e Shqipërisë e vlerëson pozitivisht projektbuxhetin për vitin 2027, teksa bën 3 rekomandime për qeverinë, nga rishikimi i skemës së pensioneve, kujdesi në shpenzime dhe në menaxhimin e borxhit. Gjatë vitit të ardhshëm, Banka qendrore pret që rritja ekonomike të jetë 3.5%.

Projektbuxheti i vitit 2027 në vlerën e 976 miliardë lekëve, është ambicioz por ruan qëndrueshmërinë fiskale dhe garanton vijim të rritjes ekonomike. Ky është qëndrimi i Bankës së Shqipërisë, sa i takon ligjit më të rëndësishëm ekonomik të vendit. “Projeksioni bazë i Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike në vitin 2027 në fakt është 3.5% ndërsa projeksioni i buxhetit ka konsideruar 3.9% rritjen ekonomike për 2027-n”, tha zëvendësguvernatorja e dytë e BSH, Natasha Ahmetaj. Megjithatë, Banka e Shqipërisë i sugjeron qeverisë të marrë masa për sfidën demografike, që po kthehet në kërcenim për skemën e pensioneve. LEXO EDHE:Pr.buxheti 2027/ Maratonë diskutimesh në 7 komisione, miratohet në parim te ‘Ligjet’! 10.7 mld euro për pensione, shëndetësi, arsim, infrastrukturë e mbrojtje “Trendet e pafavorshme demografike, si plakja e popullsisë, emigracioni dhe rënia e popullsisë në moshë pune, pritet të shtojnë presionet mbi financimin e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke thelluar sfidat për qëndrueshmërinë e financave publike. Kjo nënvijëzon rëndësinë e vijimit të reformave. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë inkurajon vijimin e përpjekjeve për reformimin e sistemit të pensioneve, me synim vendosjen e një ekuilibri të qëndrueshëm ndërmjet nivelit të përfitimeve dhe kapaciteteve financiare të skemës”. Sugjerimi i dytë ishte për të shpërndarë shpenzimet gjatë gjithë vitit dhe të mos përqendrohen në fund të vitit. Dhe së treti, Banka e Shqipërisë sugjeron më shumë vëmendje ndaj pasigurive pasi mund të rrisin kostot e borxhit. Sa i takon politikës fiskale, Banka thekson se ndryshimi i normave të TVSH-së do të përcillet në dy forma në ekonomi. “Ulja e TVSH-së për disa ushqime bazë dhe reduktimi i normës së taksimit të karburanteve pritet të ushtrojnë ndikim në kahun rënës mbi çmimet, ndërkohë që rritja e përgjithshme e TVSH-së dhe reduktimi i pragut të xhiros për përfshirjen e bizneseve në skemën e TVSH-së mund të japin ndikim të kahut të kundërt”. Pozitivisht vlerësohet edhe nisma e qeverisë për të taksuar më shumë apartamentet që janë bosh. “Në vitin e fundit kemi vënë re një ulje të ritmit të përshpejtimit të çmimeve të pronave. Tatimi i diferencuar ndaj atyre apartamenteve të cilat nuk shfrytëzohen mendoj që është në këtë në drejtim të rritjes së ofertës në tregun e pasurive të paluajtshme”, tha Ahmetaj. Sa i takon kursit të këmbimit, shqetësim i ngritur kryesisht nga opozita në komision, e cila e lidh me fenomenin e pastrimit të parave, banka e vlerëson pozitivisht forcimin e lekut. “Zgjidhja e vetme për ekonominë shqiptare është nëse do ta përballojë këtë fluks të shtuar dhe të qëndrueshëm valute nga jashtë dhe këtë rritje të preferencës për monedhë kombëtare nëpërmjet forcimit të kursit të këmbimit apo nëpërmjet rritjes të çmimeve nominale në Shqipëri me fjalë të tjera në inflacion më të lartë. Zgjidhja më e mirë në afatin e gjatë do të jetë pranimi i forcimit të kursit të këmbimit”, tha Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në BSH. Në Komisionin e Ekonomisë, banka sugjeroi edhe një herë për bizneset eksportuese, që të mos i ‘varin’ planet e tyre të sipërmarrjes me kursin e këmbimit, por të ndryshojnë modelin e punës. Aktualisht një euro po këmbehet me 90 lekë, nga 97 lekë vjet. Share SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: komisioni i ekonomise buxheti 2027 banka e Shqiperise Natasha Ahmetaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 02/11/2026 12:22 Cfare prisni nga Hoti ajo qe i ven flaken kuvendit e normale qe I del per zot flakevenesve te shqiperise,ne komisjaon diskutohet per ate qe jeni mbledh dhe jo per protesten,kto i bien fyellit ne te njenjten vrime por po i re ashtu del melodi bajate Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.5% Jo 42.6% Nuk e di 7.9% Vota total: 693 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?