Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë disa pamje nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e “Pranisë Besnike”. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se takimet do të vijojnë, ndërkohë që mazhoranca ka diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2027. LEXO edhe...Rama: Zgjedhja e presidentes Justina Shiroka-Pula në një fazë sfiduese për Kosovën dhe krejt rajonin Sipas tij, buxheti do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë. “Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Buxheti i vitit 2027 do të shoqërohet me paketë fiskale, me ndryshime si në taksat tatimore ashtu edhe doganore, ndërsa do të vijohet edhe me uljen e përjashtimeve që aktualisht janë në fuqi, por edhe për t'u përshtatur me ligjet e BE. Xh.K/E.H/ReportTv.al buxheti 2027 Prania Besnike PS edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 3679 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

