Lajme Zone
PPP-ja e pestë në shëndetësi: A po përgatitet monopoli 20-vjeçar për mikun izraelit të Edi Ramës?
PolitikëPamfleti

PPP-ja e pestë në shëndetësi: A po përgatitet monopoli 20-vjeçar për mikun izraelit të Edi Ramës?

Këtë herë qeveria nuk e quan koncesion. Projekti parashikon përqendrimin e prokurimeve dhe shërbimeve përmes një shoqërie aksionare nën vartësinë formale të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sani Sanilevich / Pas katër koncesioneve me vlerë rreth 550 milionë euro, projekti i ri përqendron tenderët e shëndetësisë në një shoqëri aksionare. Burime të “Pamfletit” nxjerrin emrin e konsullit të nderit Sani Sanilevich, ndërsa qeveria mohon transferimin e kompetencave publike te privati. Pas katër PPP-ve 10-vjeçare të laboratorëve, sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Check-up-it dhe dializës, me vlerë totale rreth 550 milionë euro, Edi Rama po përgatit një skemë të re për menaxhimin e fondeve të shëndetësisë.

Këtë herë qeveria nuk e quan koncesion. Projekti parashikon përqendrimin e prokurimeve dhe shërbimeve përmes një shoqërie aksionare nën vartësinë formale të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rama e ka paraqitur projektin si standard europian që do të ulë korrupsionin, do të shmangë vonesat në furnizimin me barna e pajisje mjekësore dhe do të garantojë cilësinë e produkteve. Pas këtij argumenti qëndron pyetja kryesore: kush do ta kontrollojë shoqërinë dhe miliardat e tenderëve të shëndetësisë?

Sipas projekt-draftit të siguruar nga “Pamfleti”, struktura e re do të marrë funksione që sot i ushtrojnë Ministria e Shëndetësisë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, qendrat spitalore, drejtoritë shëndetësore dhe spitalet rajonale.

Dokumenti parashikon gjithashtu mundësinë që shoqëria të krijojë ortakëri me kompani private të huaja, të cilat veprojnë në tregun e barnave, pajisjeve dhe materialeve mjekësore. Sipas të njëjtit dokument, partneri privat mund të zotërojë deri në 80 për qind të aksioneve.

Nëse qeveria e miraton këtë formulë, shoqëria publike do të mbetet shtetërore vetëm në emër. Partneri privat do të kontrollojë kapitalin, administrimin dhe procedurat që shpërndajnë fondet e shëndetësisë.

Skema ngjan me modelin e shoqërisë “Kayo” në sektorin e mbrojtjes, ku qeveria përqendroi furnizimet ushtarake përmes një shoqërie shtetërore dhe partnerëve të përzgjedhur. Në rastin e shëndetësisë, monopoli do të përfshinte barnat, pajisjet mjekësore dhe materialet që përdor i gjithë sistemi spitalor publik.

Shoqëria e re nuk është krijuar ende. Megjithatë, burime të “Pamfletit” përmendin si përfitues të mundshëm Saniel Sanilevich, konsull nderi i Shqipërisë në Izrael dhe person me kontakte të dokumentuara me qeverinë shqiptare.

Ministria e Jashtme konfirmon se Sani Sanilevich mban detyrën e konsullit të nderit për rajonin qendror të Izraelit, me mandat nga 21 shkurti 2023 deri më 21 shkurt 2027. Sipas informacioneve të “Pamfletit”, diskutimet për hyrjen e tij në sektorin e shëndetësisë kanë nisur pas vizitës së Ramës në Izrael në fund të vitit 2023. Gjatë kësaj vizite, kryeministri shkoi në rezidencën private “Sanilevich Winery Estate” në Neve Yarak.

Qeveria jep një version tjetër. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në Kuvend se struktura përkatëse ka kapital 100 për qind shtetëror, se Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të vazhdojë prokurimet dhe se shteti nuk po i transferon kompetencat publike një subjekti privat. Kjo kontradiktë kërkon publikimin e projekt-draftit të plotë, statutit të shoqërisë, formulës së aksioneve dhe kritereve për përzgjedhjen e partnerit. Pa këto dokumente, qeveria mund ta quajë strukturën “100 për qind shtetërore”, ndërsa më pas t’ia kalojë kontrollin ekonomik një kompanie private përmes ortakërisë.

Përqendrimi i tenderëve të shëndetësisë në duart e një operatori të vetëm kufizon konkurrencën dhe krijon varësi afatgjatë nga një rrjet i ngushtë furnitorësh. Katër PPP-të e para e treguan faturën. Projekti i pestë rrezikon të mos shesë më vetëm një shërbim, por të marrë nën kontroll gjithë tregun publik të shëndetësisë./Pamfletisani sanilevich ppp e pestë në shëndetësi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Nga bursat e zeza Forex te hoteli luksoz The Blue Wave/ Fatjon Bathorja merr drejtimin e FRPD-së; misteri i milionave në Himarë 20 Nëntor 2026, 17:3017:30Anti-Mafia “Jam Edi Rama, më jep 1 mln euro”/ Pse mashtruesi zgjodhi pikërisht Ardi Kollçakun, “lavatriçen” e parave të kokainës? 20 Nëntor 2026, 12:5512:55Anti-Mafia Luca, 'kumbari punës në të zezë': qindra punonjës të padeklaruar, KLSH e evidenton, por ministrat e Ramës nuk e prekin 19 Nëntor 2026, 13:3413:34Anti-Mafia Si i ka “blerë” Edi Rama eksponentët e PD në Vlorë me kulla e poste publike 19 Nëntor 2026, 13:4013:40Anti-Mafia 1.4 vite burg për “Mon Kukaleshin” e Kumbaros/ Si u vodhën 4 mln euro me ujësjellësin dhe hija e Mirelës 18 Nëntor 2026, 18:5418:54Anti-Mafia Dokumenti/ Si i dështoi skenari grabitqarit Bashkim Ulaj për të marrë 61 ha tokë shtetërore falas për 99 vite në Koplik 18 Nëntor 2026, 12:4512:45Anti-Mafia