Pasi kanë qëndruar për pak kohë në një formë të “mosbindjes civile” përpara Kryeministrisë, protestuesit janë nisur në këto momente në drejtim të Drejtorisë së Policisë. Ata thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë patronazhistët” etj. Qytetarët po marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria nuk është në shitje” janë disa nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit. Kjo është dita e 101 e protestës. Revolta e qytetarëve ndaj qeverisë vijon të jetë e fortë. Me megafon, një nga organizatorët bëri me dije se sot janë shoqëruar nga policia 20 persona. Organizatori u shpreh se protestuesit nuk tërhiqen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama poshte protesta qeveria poshte
