Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, ka njoftuar se qeveria e tij synon të rrisë kontrollet në kufijtë tokësorë dhe detarë, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, pas rritjes së fluksit të emigrantëve në zonën e Ceutës. Montenegro deklaroi se ekzistojnë arsye për të shtuar praninë e forcave të rendit në zonat kufitare, duke theksuar nevojën për një monitorim më të fortë të lëvizjeve migratore. Reagimi i qeverisë portugeze vjen pas mbërritjes së rreth 60 mijë emigrantëve në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën veriore, të cilët kaluan ilegalisht kufirin nga Maroku. Megjithatë, kryeministri portugez tha se nuk e sheh të nevojshme pezullimin e rregullave të zonës Shengen.
“Situata është serioze, por ekzistojnë mekanizma për ta menaxhuar dhe rikthyer kontrollin në mënyrë të koordinuar”, u shpreh Montenegro. Qeveria e Lisbonës bëri të ditur më herët se forcat portugeze të sigurisë do të bashkëpunojnë me autoritetet spanjolle për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë Chega ka njoftuar se do të paraqesë një propozim për rikthimin e kontrolleve në kufirin tokësor mes Portugalisë dhe Spanjës, një masë që do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në zbatimin e lëvizjes së lirë brenda zonës Shengen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: portugali

