Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Porti i Vlorës në kulmin e sezonit, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë sot me tre tragete nga Brindisi


Fluksi i lartë ka sjellë edhe rreth 700 automjete, ndërsa Policia Kufitare ka shtuar sportelet për të shmangur radhët.

Porti i Vlorës vijon të përballet me fluks të lartë udhëtarësh, teksa sezoni turistik ka arritur kulmin. Gjatë kësaj të diele, rreth 2700 pasagjerë pritet të mbërrijnë në Vlorë përmes tre trageteve të linjës Brindisi-Vlorë. Dy prej trageteve kanë mbërritur gjatë orëve të para të mëngjesit, duke sjellë rreth 1980 pasagjerë, ndërsa trageti i tretë pritet të ankorohet gjatë pasdites me rreth 700 pasagjerë në bord. Përveç udhëtarëve, në port pritet të mbërrijnë rreth 700 automjete, duke shtuar ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit kufitar. LEXO EDHE:VIDEO/ Policia rrethon vilën në Palasë, momenti kur arreston të kërkuarin për Inceneratorin e Tiranës! Renardo Nallbani ishte në arrati prej dy vitesh Për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në dispozicion për kontrollin e dokumenteve. Nga 8 sportele që funksionojnë gjatë gjithë vitit, gjatë sezonit turistik numri është rritur në 12 sportele. Mes udhëtarëve që kanë mbërritur në Vlorë ka edhe një numër të konsiderueshëm turistësh italianë, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore. Një pjesë e tyre do të qëndrojnë në Vlorë, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt destinacioneve të tjera turistike të jugut. Fluksi i lartë i pasagjerëve dhe automjeteve pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, në një periudhë kur Porti i Vlorës mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes në Shqipëri për udhëtarët që vijnë nga Italia. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: trageti Vlore-Brindisi porti i Vlores Vlore Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4045 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?