Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Populli kërkon dinjitet, drejtësi e ndryshim/ Tubimi i 52 kundër qeverisë! Mbyllet protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës (VIDEO)


Përfundon protesta e 52 kundër Edi Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet”, “PD-PS këlyshë komunistësh”, “Arrestoni Ramën”

Përfn protesta e 52 kundër Edi Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet”, “PD-PS këlyshë komunistësh”, “Arrestoni Ramën” 52 ditë rezistencë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike. Prej më shumë se shtatë javësh, protesta ka vijuar pa ndërprerje, me një kërkesë të përsëritur nga organizatorët dhe pjesëmarrësit: ndryshim politik dhe përgjegjësi institucionale, dhe largimin kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë protestuesi kanë paralajmëruar protestë më 23 korrik, para Parlamentit, në seancën e fundit plenare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Tirane