Lajme Zone
Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut

Vijon protesta në Tiranë, ku, pas përplasjes disa minuta më parë, forca të shumta policie, bote me ujë dhe furgona policie me sirena të ndezura po i zmbrapsin protestuesit duke i shpërndarë. Është e njëjta skemë që policia ka përdorur edhe ditët e kaluara.

Vijon protesta në Tiranë, ku, pas përplasjes disa minuta më parë, forca të shumta policie, bote me ujë dhe furgona policie me sirena të ndezura po i zmbrapsin protestuesit duke i shpërndarë. Është e njëjta skemë që policia ka përdorur edhe ditët e kaluara. Një pjesë e protestuesve ndodhen në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një pjesë e tyre po lëvizin drejt zonës së ish-Bllokut. Nuk dihet ende nëse protestuesit do të drejtohen drejt institucioneve, si Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës apo selitë e partive politike.