Lajme Zone
Policia ushtron dhunë ndaj gjimnazistëve te “Myslym Keta”
TeknologjiJOQ Albania

Policia ushtron dhunë ndaj gjimnazistëve te “Myslym Keta”

Gjimnazistët e shkollës “Myslym Keta” i janë bashkuar protestës së të rinjve në Tiranë, duke dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Pjesëmarrja e nxënësve i shtohet reagimit të të rinjve, që po mobilizohen përmes protestave dhe thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Gjatë zhvillimit të protestës, sipas pamjeve të publikuara në video, efektivë të Policisë shfaqen duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ngjarja ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohet situata nga uniformat blu, ndërsa tubimi vijon mes tensioneve.

Përfshirja e gjimnazistëve vjen në një kohë kur lëvizja e të rinjve po merr përmasa edhe në qytete të tjera të vendit. Protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre, ndërsa mbetet për t'u parë se si do të zhvillohet situata në orët në vijim.