Një incident është shënuar gjatë protestës me gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu. Kjo e fundit po raportonte për situatën e protestës, konkretisht në shkallët e Kuvendit, ku policia e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të largohej. Sipas deklarimit të gazetares Shehu, pengimi i raportimit ndodhi në momentin kur ajo filmoi arrestimin e një protestuesi nga forcat e policisë. Eksiola Shehu raporton se efektivët e kanë shtyrë, duke tentuar t’i marrin edhe telefonin, por gazetarja ka refuzuar t’ua japë. Ajo thekson se, pas shtyrjes nga efektivët, është rrëzuar. Filmoi dhunën ndaj të riut, polici tërheq gazetaren e Euronews dhe tenton t’i marrë telefonin! Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026
